Aktualitet

Reshjet e dëborës në Kukës/ Akset nacionale të kalueshme me zinxhirë, disa fshatra probleme me energjinë elektrike

Autoritetet po vijojnë punën për pastrimin e rrugëve nga bora dhe kriposjen e tyre. Bashkitë Kukës, Tropojë dhe Has nuk kanë raportuar për ndonjë problematikë emergjente.

12 Janar 2025, 09:27 Nga N.F
Reshjet e dëborës në Kukës/ Akset nacionale të
Borë

KUKËS- Gjithë territori i Qarkut Kukës është përfshirë nga reshjet e dëborës. Edhe pse ka reshje të shumta dëborë deri më tani nuk ka probleme me qarkullimin ndërsa të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme.

Autoritetet po vijojnë punën për pastrimin e rrugëve nga bora dhe kriposjen e tyre. Bashkitë Kukës, Tropojë dhe Has nuk kanë raportuar për ndonjë problematikë emergjente. I gjithë Qarkut i Kukësit furnizohet me energji elektrike përveç Njësisë Administrative Kolsh, Surroj, Arren, Bashkia Kukës.  Furnizimi me ujë të pijshëm mësohet se bëhet sipas orareve të përcaktuara nga D.R.U.K. Kukës.

reshje bore ne kukes

Sondazh

Poll