Bota

Zjarret masive në Australi u marrin jetën 20 personave dhe 17 të tjerë zhduken, temperaturat arrijnë në 46 gradë celcius

4 Janar 2020, 15:32 Nga DOSJA
Zjarret masive në Australi u marrin jetën 20 personave dhe 17 të

AUSTRALI- Prej disa javësh tashmë Australia është përfshirë nga zjarre masive duke rrezikuar jetën e mijëra njerëzve. Sipas mediave të huaja të paktën 23 njerëz kanë humbur jetën në Kangaroo, zonën jugore të Australisë, ndërsa autoritet kanë deklaruar se edhe 17 persona të tjerë janë  shpallur  të humbur në rajonet e prekura nga zjarri në të Australinë jugore.

Ditën e sotme Kryeministri Australian, Scott Morrison, njoftoi se qeveria e tij do të dërgojë anijen më të madhe të luftës në Australi, HMAS Adelaide, për të ndihmuar banorët  në evakuimin e tyre në qytetet bregdetare që janë më pak të rrézikuara nga zjarret.

Trupat e dy personave, të identifikuar si Dick Lang, 78 vjeç, një pilot dhe djali i tij Clayton, 43 vjeç, një kirurg plastik, u gjetën pas zjarrit të djegur në ishullin e Kangaroo. Trupat u gjetën brenda një makine të djegur në një autostradë.

Të parashikuara nga erërat e forta, temperaturat kanë kaluar mbi 46 gradë për shkak se në zonë janë përhapur më shumë se 200 zjarre që po djegin mijëra hektarë pyje shumë fuqishëm.

Burimi: Theguardian

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota scott morrison zjarret ne australi scott morrison zjarret ne australi

Sondazh

Poll

Bota 4 Janar 2020, 11:38

SHBA- Në Shtetet e  Bashkuara të Amerikës ka ndodhur një ngjarje shumë e rëndë ku një gjuetar në vend të drerit ka vrárë një 30-vjeçar dhe vajzën e tij 9...