Bota

Serbët árrestojnë kosovarin në Merdar/ Pacolli: Shkélje e marrëveshjes së Brukselit, të lirohet urgjent

4 Janar 2020, 10:52 Nga DOSJA
Serbët árrestojnë kosovarin në Merdar/ Pacolli:

PRISHTINE- Ministria e Jashtme e Kosovës kërkon lirimin e shtetasit Nezir Mehmetaj, që u prangos nga autoritetet serbe të premten, në pikën doganore të Merdarës. Behgjet Pacolli, ministër i Jashtëm, në një reagim përmes rrjeteve sociale, shkruan se ndalimi i Mehmetajt, bie ndesh me Marrëveshjen e Brukselit. 

Reagimi i plotë i Behgjet Pacollit:

Ne e dënojmë arrestimin e shtetasit kosovar Nezir Mehmetaj nga policia serbe dhe bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm të tij. Zyra jonë e ndërlidhjes në Beograd është aktive dhe do të marrë të gjitha masat e duhura për të siguruar lirimin e Nezirit.

Serbia nuk mund të pengojë më pafund lëvizjen e lirë të njerëzve dhe menjëherë të ndalojë me përndjekjet politike. Kjo është në kundërshtim me marrëveshjen e Brukselit dhe Brukseli, nga ana tjetër, duhet të marrë masa urgjente për të parandaluar veprimet e Beogradit kundër qytetareve të Kosovës dhe për të siguruar lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Nezir Mehmetaj është arrestuar nga policia serbe në Merdar dhe Policia serbe i ka thënë se arsyeja e ndalimit ka si shkak faktin se Mehmetaj gjendet në ‘Stop listën’ . Pasi është ndaluar, Mehmetaj i është konfiskuar telefoni dhe që nga ai moment nuk ka pasur asnjë kontakt me familjarët.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni behgjet pacolli ndalohet kosovari ne merdar nezir mehmetaj behgjet pacolli ndalohet kosovari ne merdar nezir mehmetaj

Sondazh

Poll