Bota

Vuçiç anulon vizitën në Mal të Zi: Qeveria është një regjim, kërkojnë asgjësimin e popullit serb

4 Janar 2020, 15:30 Nga DOSJA
Vuçiç anulon vizitën në Mal të Zi: Qeveria

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka njoftuar sot se ka anuluar vizitën në Malin e Zi, ku do takohej me komunitetin serb. Pas një takimi që ka zhvilluar me Paktriarkun e Beogradit, Irinej, Vuçiç doli në një deklaratë për mediat, ku njoftoi dhe vendimin e tij.

Në fjalën e tij ai bëri dhe akuza për autoritetet në Malin e Zi, duke e konsideruar qeverisjen malazeze si regjim i cili kërkon të ulë numrin e serbëve në Malin e Zi deri në asgjësim.

Serbët përfaqësojnë 28.5% të popullsisë në Mal të Zi dhe janë të vetmit të papërfaqësuar në elektorat në gjithë Rajonin e Ballkanit. Është një diskriminim dhe ndaj Kishës Ortodokse të Serbisë. Por vendosa bashkë me Irinej të anuloj vizitën tek serbët në Mal të Zi për të respektuar pavarësinë e tyre. Prej vizitës time, edhe pse nuk do të kishte fjalime politike mund të kishte përplasje dhe mund të lëndoheshin serbët në Malin e Zi. Ne jemi vëllezër me ta, por vëllezërit duhet të respektohen.’’- tha Vuçiç.

Po ashtu Vuçiç, foli dhe për tensionet pas sulmit në Ambasadën e Malit të Zi në Beograd, duke thënë se ky institucion mbrohej nga 1 mijë policë. Anulimi i vizitës vjen pak ditë pas rritjes së tensioneve mës dy vendeve, që u shkaktuan nga miratimi i ligjit për liritë fetare nga Parlamenti i Malit të Zi.  

(A.B. Dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic sulmohet ambasada e malit te zi ne beograd tensionet serbi mal i zi vuçiç anulon viziten ne mal te zi aleksander vucic sulmohet ambasada e malit te zi ne beograd tensionet serbi mal i zi vuçiç anulon viziten ne mal te zi

Sondazh

Poll

Bota 4 Janar 2020, 11:38

SHBA- Në Shtetet e  Bashkuara të Amerikës ka ndodhur një ngjarje shumë e rëndë ku një gjuetar në vend të drerit ka vrárë një 30-vjeçar dhe vajzën e tij 9...