Bota

Tjetër súlm ajror në Bagdad, vríten 6 persona mes tyre edhe komandanti pro-iranian i milicisë, plágosen rëndë 3 të tjer

4 Janar 2020, 10:14 Nga DOSJA
Tjetër súlm ajror në Bagdad, vríten 6 persona mes tyre

IRAK- Ditën e sotme teksa ka kaluar vetëm një ditë nga vdékja e gjeneralit Kasem Sulejmanit një tjetër súlm i ri ajror amerikan në Irak i ka marrë jetën një komandanti të Forcave të Mobilizimit Popullor, Hashd al Shaabi.

Lajmi është bërë me dije nga mediat riakiane, duke  mos identifikuar  personat e vrárë e të plágosur.

Ushtria irakiane ka thënë për  Reuters se sulmet ajrore që synojnë Forcat e Mobilizimit Popullor të Irakut,  një grup ombrellë e milicive shiite të mbështetur nga Irani, góditën pranë Taji, në veri të Bagdadit, duke vrárë gjashtë njerëz dhe duke plágosur rëndë tre të tjerë, tha një burim i ushtrisë irakene. Një zyrtar amerikan mohoi që súlmi u krye nga amerikanët.

Dy nga tre automjetet që përbëjnë një milicë kolonë u gjetën të djégura, tha burimi, si dhe gjashtë kúfoma të djegura. Súlmet janë zhvilluar në orën 1:12 të mëngjesit me kohën lokale.

Hashed i mbështetur nga Irani e konfirmoi súlmin, duke thënë se goditi një nga kolonat e tij mjekësore pranë një stadiumi në Taji. Grupi tha se asnjë nga drejtuesit e tij të lartë nuk u vrá.

Súlmi vjen më pak se 24 orë pasi amerikanët vránë Soleimanin, kreun e forcave Quds të Iranit, dhe vetëm disa orë pasi Donald Trump insistoi që SHBA, do të merrte masa mbrëmjen e djeshme  për të ndaluar gjithçka që të mos nis lufta.

Por sipas transmetuesit iranian Press TV, komandanti i vrárë ishte Shibl al Zaidi, drejtuesi i Brigadave Imam Ali Aliu, një milici që është pjesë e Njësive Popullore të Mobilizimit (PMU) të lidhur me Iranin. Gjithashtu u raportua edhe vrásja e vëllait të tij dhe pesë truprojave.

Burimi:  telegraph

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota kasem sulejamni kasem sulejamni

Sondazh

Poll