Bota

Humbin jetën 53 njerëz në Indonezi për shkak të përmbytjeve masive në Xhakarta

4 Janar 2020, 11:53 Nga DOSJA
Humbin jetën 53 njerëz në Indonezi për shkak të

Indonezi – Rrëshqitjet e tokës dhe përmbytjet e shkaktuara nga reshjet masive të shirave kanë lënë të paktën 53 njerëz të vdékur rreth  kryeqytetit të Indonezisë, ndërsa autoritet janë munduar të shpëtojnë sa më shumë jetën e njerëzve në vend.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Xhakartës ku me mijëra njerëz që i kanë shpëtuar këtij kaósi janë evakuar duke u larguar nga vendi.

Mes 53 víktimave deri më tani nga mediat e huaja mësohet që janë  edhe tre të moshuar që humbën jetën nga përmbytjet masive.

Kjo sipas ekspertëve është edhe  një ndër përmbytjet më më të madha në këtë zonë që prej vitit 2007, kur 80 njerëz vdiqën  gjatë 10 ditëve.

Të dhënat e qeverisë treguan se rreth 173,000 njerëz ende nuk ishin në gjendje të ktheheshin në shtëpi dhe janë sistemuar në strehimore provizore,  kryesisht në zonën e góditur.  Pjesa më e madhe e qytetit është akoma zhytur në ujëra me baltë deri 6.5 metra thellësi, thuhet sipas sipas agjencisë së Meteorologjisë.

Agjensia e Meteorologjisë, Klimatologjisë dhe Gjeofizikës së Indonezisë tha se këto përmbytje masive ishin parashikuar, dhe se potenciali për reshje ekstreme do të vazhdonte deri në muajin tjetër.

Burimi:  Stripes 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 53 njerëz të vdékur indonezi permbytje 53 njerëz të vdékur indonezi permbytje

Sondazh

Poll

Bota 4 Janar 2020, 11:38

SHBA- Në Shtetet e  Bashkuara të Amerikës ka ndodhur një ngjarje shumë e rëndë ku një gjuetar në vend të drerit ka vrárë një 30-vjeçar dhe vajzën e tij 9...