Sport

Guardiola i del në mbrojtje Haaland: “Vitin e tripletës ishte i papërmbajtshëm!”

“Që kur erdhi këtu, përveç një periudhe të shkurtër, ka qenë konstant për sa u përket lëndimeve dhe është në formë. Viti i ‘Tripletës’ ishte i jashtëzakonshëm.”

10 Janar 2025, 20:33 Nga DOSJA
Guardiola i del në mbrojtje Haaland: “Vitin e tripletës ishte i

ANGLI - Në prag të ndeshjes kundër Salford, e vlefshme për raundin e tretë të FA Cup, Manchester City nuk mund të humbasë rastin për të konkurruar për një trofe kaq prestigjioz dhe historik këtë sezon, sidomos duke marrë parasysh sezonin zhgënjyes që vetëm së fundmi po kthehet në rrugën e duhur pas dy fitoreve radhazi ndaj Leicester-it dhe West Ham-it.

Gjatë konferencës për shtypin, trajneri Pep Guardiola u pyet për vështirësitë fizike të Erling Haaland-it, duke marrë parasysh mungesën e tij të vazhdueshme në shënimin e golave në periudha afatgjata:

"Erling-u, vitin para se të vinte këtu, pra tri ose katër vite më parë, pati probleme në Dortmund. Por, që kur erdhi këtu, përveç një periudhe të shkurtër, ka qenë konstant për sa u përket lëndimeve dhe është në formë. Viti i ‘Tripletës’ ishte i jashtëzakonshëm.

Sezonin e kaluar shënoi gola, por pati disa vështirësi. Këtë vit kam ndjesinë se është jashtëzakonisht i përqendruar. Kur ke qëllimin të jesh në formë, gjithmonë je në formë. Fizioterapistët tanë kujdesen shumë për të. Ai kalon shumë kohë këtu dhe për këtë arsye është gjithmonë gati. Me numrin e rasteve, ai e menaxhon shumë mirë".

Sa i përket gjendjes së Ruben Dias: "Ndihet më mirë, por nuk është ende gati. Nuk e di kur do të jetë". Guardiola shtoi informacione të tjera për dy lojtarë titullarë: "Ederson është mirë, por John Stones jo".

Ndërsa për Oscar Bobb, tha: "Ai po bën stërvitje të pjesshme me skuadrën. Ky është një lajm i mirë për ne. Ishte një kockë e thyer. Tani që është shëruar, është mirë dhe lajmi i mirë është se është rikthyer".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll