Sport

Egnatia e fillon me këmbën e mbarë vitin e ri 2025!

Rrogozhinasit kanë mposhtur Laçin me rezultatin 1-0. Takimin e vlefshëm për javën e 20-të e vendosi goli i Bakajokos në minutën e 90-të.

10 Janar 2025, 17:46 Nga DOSJA
Egnatia e fillon me këmbën e mbarë vitin e ri 2025!

RROGOZHINE - Egnatia ka mposhtur Laçin me rezultatin 1-0. Takimin e vlefshëm për javën e 20-të e vendosi goli i Bakajokos në minutën e 90-të.

Kështu kampionët e nisën me këmbën e mbarë vitin 2025. Një ndeshje mjaft e luftuar në Rrogozhinë. Pesë karton të verdhë u akorduan nga Jorgji ndaj Egnatias dhe gjashtë për futbollistët e Laçit.

Pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0. Vendasit nuk u dorëzuan dhe në sekondat e fundit të kohës së rregullt ishte Fernando që asistoi golin e fitores për Bakajokon. Kampionët mbajnë aktualisht vendin e dytë, ndërsa Laçi qëndron në vendin e tetë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll