Sport

Reagimi i zemëruar i Dani Rodríguez, pasi pa videon e gruas së tij, duke denoncuar ngacmimet: "Turp, jo gjithçka është para"

Lojtari i Mallorcas ka treguar indinjatën e tij me RFEF, si organizatorë të gjysmëfinales së Superkupës së Spanjës

10 Janar 2025, 12:23 Nga DOSJA

Reagimi i zemëruar i Dani Rodríguez, pasi pa videon e gruas së

ARABIA SAUDITE - Pasi u mësua nga dëshmi të ndryshme për ngacmimet, përfshirë edhe “prekjen”, që pësuan tifozët dhe familjet e lojtarëve të Mallorcas pas gjysmëfinales së Superkupës së Spanjës kundër Real Madridit në Arabinë Saudite, reagimet nisën të vinin.

Mes tyre është edhe ai i Dani Rodríguez , i cili në ‘stories’ e tij në Instagram, ka komentuar videon e bërë virale të bashkëshortes së tij, Cristina Palavra, ku ajo shpjegon në ‘IB3’ trajtimin poshtërues që iu bë.

Dani Rodríguez komenton videon e gruas së tij në Instagram

Reagimi i zemëruar i Dani Rodríguez, pasi pa videon e gruas së

"Turp!!! Do të shijoni një ndeshje futbolli me familjen tuaj, po ku është organizimi? @rfef Jo gjithçka ka të bëjë me paratë", ka shkruar futbollisti në Instagram.

Videoja e gruas së Dani Rodríguez

Gruaja e tij kishte shpjeguar se "kemi qenë pa siguri dhe na kanë ngacmuar. Na kanë bërë foto nga afër, dalja ka qenë shumë e keqe. Unë kam qenë me vajzën e fjetur, fëmijët... E kemi parë veten keq sepse nuk kishim njeri që të na mbronte atje Asgjë tjetër nuk mund të bëhej në grup," - tha Palavra, e cila shpjegoi gjithashtu se edhe gruaja e Dominik Greif, Natália Kalužová ishin ngacmuar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll