Sport

Bylisi i dhuron 3 pikë mjaft të rendësishme trajnerit Dede për 50-vjetorin!

Ekipi ballshiot i Nevil Dedes, e ka nisur vitin 2025 me një triumf të artë, duke mposhtur me rezultatin 2-1 skuadrën kryesuese të Superiores, Dinamon.

10 Janar 2025, 17:50 Nga DOSJA
Bylisi i dhuron 3 pikë mjaft të rendësishme trajnerit Dede

BALLSH - Bylisi i Nevil Dedes, e ka nisur vitin 2025 me një triumf të artë, duke mposhtur me rezultatin 2-1 skuadrën kryesuese të Superiores, Dinamon. Ballshiotët duket se janë shndërruar si një “mace e zeze” për dinamovitët në këtë edicion, ku në 3 përballjet mes njëra-tjetrës, dy herë ka fituar Bylisi dhe një sfidë është mbyllur në barazim.

Golat e Markut dhe Berkos, në minutat 20’ dhe 90+3’, u siguruan tri pikë shumë të rëndësishme vendasve, ndërkohë që golin e vetëm për Dinamon e shënoi Zabërgja në minutën e 49-të.

Me këtë fitore Bylisi u ngjit në kuotën e 21 pikëve në 20 ndeshje, ndërkohë që skuadra e Ilir Dajës mban përkohësisht vendin e parë me 34 pikë. Në duelin e radhës Bylisi do të përballet me Laçin, ndërsa Dinamo pret Elbasanin.   

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll