Sport

Rikthehet Manchester City, "goditja" e trefishtë që po përgatit Pep Guardiola...

Ekipi i Cityt është afër mbylljes së amrrëveshjeve me Marmoush, Khusanov dhe Vitor Reis. Ata po kërkojnë edhe një mesfushor pozicional për të zëvendësuar Rodriun e dëmtuar.

10 Janar 2025, 11:47 Nga DOSJA

Rikthehet Manchester City, "goditja" e trefishtë që po

ANGLI - Ashtu siç pritej, pas një krize të paparë më parë në një ekip të Guardiolës, me një seri me një fitore në trembëdhjetë ndeshje, Manchester City do të forcojë gjendjen e tij në këtë merkato dimërore, për të qenë sërish kandidat për gjithçka në gjysmën e dytë të sezonit.

Për të kënaqur trajnerin spanjol dhe për të goditur tavolinën, drejtuesit e klubit 'mancunian' po negociojnë me tre emra njëkohësisht, krahas gjurmimit të merkatos për të inkorporuar një strumbullar për të zëvendësuar të dëmtuarin Rodri.

Rikthehet Manchester City, "goditja" e trefishtë që po

1. Omar Marmosuh, qendërsulmues - 25 vjeç

I pari është zbulimi i sulmuesit të Bundesligës, Eintracht Frankfurt, Omar Marmoush. Egjiptiani ka shpërthyer me 18 gola dhe 12 asistime në 24 ndeshje dhe është plotësisht i përgatitur për të bërë hapin drejt një ekipi të madh si City. Transferimi i tij do të mbyllej për rreth 60 milionë euro.

Rikthehet Manchester City, "goditja" e trefishtë që po

2. Abdukodir Khusanov, mbrojtës qendre - 20 vjeç

I dyti është qendërmbrojtësi i Lens, Abdukodir Khusanov (20 vjeç). I riu uzbek është një surprizë totale në Ligue 1, pasi zbarkoi në Francë në vitin 2023 nga liga bjelloruse për 100 mijë euro dhe në vetëm një vit e gjysmë ai ka ngjallur interesin e pothuajse të gjithë lojtarëve kryesorë evropianë. Shuma e operacionit mund të rritet në 40 milionë për shkak të konkurrencës së madhe.

Rikthehet Manchester City, "goditja" e trefishtë që po

3. Vitor Reis, mbrojtësi qendror - 18 vjeç

Dhe së fundi, i treti është mbrojtësi i Palmeiras, Vitor Reis. Mbrojtësi brazilian konsiderohet si ‘Thiago Silva’ i ri dhe është shpresa e madhe e ‘Canarinhas’ për të ardhmen e qendërmbrojtësit. Sipas raportimeve nga Brazili, City tashmë do të kishte një marrëveshje me lojtarin dhe do të kishte dërguar një ofertë prej 40 milionë plus variablat. Ajo që nuk është konfirmuar është nëse ai do të bashkohet në janar apo pas Kupës së Botës për Klube.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll