Aktualitet

Ngjarja në Astir/ Zbulohen emrat e pesë të shpallurve në kërkim, merren në pyetje tre vajza

5 të rinjtë e shpallur në kërkim në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë mbajtur të mbyllur 21-vjeçaren në apartamentin ku ndodhej, i marrë me qira ditore.

10 Janar 2025, 16:16 Nga N.F
Ngjarja në Astir/ Zbulohen emrat e pesë të shpallurve në
Astir

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me rrëmbimin e 21-vjeçares, Sajma Qordja në apartamentin e katit të 8-të në Astir. Ditën e sotme u raportua se janë shpallur në kërkim 5 persona. Ndërkohë janë zbardhur emrat e 5 personave në kërkim. Të rinjtë e shpallur në kërkim janë Skerdi Sina, Ogert Alia, Joni Sadikaj, Arnold Jaho dhe Anduel Alia. Nga ana tjetër janë pyetur në lidhje me ngjarjen tre vajza midis tyre edhe 21-vjeçarja.

5 të rinjtë e shpallur në kërkim në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë mbajtur të mbyllur 21-vjeçaren në apartamentin ku ndodhej, i marrë me qira ditore. Gjithashtu, ishte marrë me qira ditore apartamenti përballë në të cilin shërbimet e Policisë, ditën e djeshme gjetën gjatë kontrollit, 2 armë zjarri, municion luftarak dhe sende të tjera personale që do t’i shërbejnë hetimit. Vijon puna për kapjen e 5 shtetasve të shpallur në kërkim.

rrembimi i 21vjecares ne astir

Sondazh

Poll