Aktualitet

I dashuri plagosi bashkëshortin me armë zjarri/ Policia zbardh ngjarjen, shpallet në kërkim 29-vjeçarja në Fier

Sipas njoftimit të bluve, Gjykata e Fierit ka caktuar dy ditë më parë për tw dy ata masën e sigurisë "Arrest me burg".

10 Janar 2025, 12:50 Nga ZH.LL

I dashuri plagosi bashkëshortin me armë zjarri/ Policia zbardh

FIER- Policia e Fierit ka shpallur në kërkim 29-vjeçaren Melisa Beluli, për për plagosjen e bashkëshortit të saj, ndërsa vijon puna edhe për kapjen e autorit të ngjarjes Klement Beqa 26-vjeç.

Sipas njoftimit të bluve, Gjykata e Fierit ka caktuar dy ditë më parë për tw dy ata masën e sigurisë "Arrest me burg". Përkatësisht, autori për veprat penale "Vrasja me dashje", mbetur në tentativë dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak", ndërsa bashkëshortja e 40-vjeçarit, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit".

Ngjarja ka ndodhur të dielën në Fier, ku një 40-vjeçari, G. H., është plagosur me armë zjarri nga Klement Beqaj, 26-vjeç, i cili ishte në një lidhje me bashkëshorten e 40-vjeçarit, 29-vjeçaren Melisa Beluli. Bëhet me dije se çifti ishin në proces divorci dhe kishin nisur procedurat për ndarjen. Momentalisht mësohet se gjendja e 40-vjeçarit paraqitet shumë e rëndë dhe është në gjendje kritike për jetën.

Njoftimi i policis:

Informacion shtesë: Në vijim të informacionit të datës 05.01.2025, mbi plagosjen me armë zjarri të shtetasit G. H., 40 vjeç, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Zogut të Zi”, sqarojmë se si rezultat i veprimeve hetimore u bë shpallja në kërkim e shtetases M. H., 29 vjeçe (bashkëshortja e 40-vjeçarit, me të cilën është në proces për zgjidhjen e martesës). Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e saj, si dhe të autorit të plagosjes, shtetasit K. B., 26 vjeç. Më datë 08.01.2025, për këta shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", përkatësisht për shtetasin K. B., për veprat penale "Vrasja me dashje", mbetur në tentativë dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak", ndërsa për shtetasen M. H., për veprën penale "Moskallëzimi i krimit".

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

fier plagosja e 40-vjecarit

Sondazh

Poll