Aktualitet

Vrasja e biznesmenit shqiptar në Itali, arrestohet autori 50-vjeçar me origjinë shqiptare

Mësohet se disa javë më parë të dy kishin pasur një debat të ashpër për çështjet e punës.

10 Janar 2025, 13:02 Nga ZH.LL

Vrasja e biznesmenit shqiptar në Itali, arrestohet autori 50-vjeçar

ITALIA- Policia italiane po punon për zbardhjen e vrasjes së 52-vjeçarit, Artan Kaja, teksa pas hetimeve intensive, u arrestua autori i dyshuar. Bëhet fjalë për një 50-vjeçar, po ashtu me origjinë shqiptare, banues në komunën e Capannori-it, me profesion shofer kamioni. Mësohet se disa javë më parë të dy kishin pasur një debat të ashpër për çështjet e punës.

Sipas mediave italiane, autori i dyshuar është dorëzuar vetë në polici nën shoqërinë e një avokati. Ai ka rrëfyer ngjarjen duke treguar dhe detajet se si kishte vepruar. Vrasësi i dyshuar shpjegoi se ishte ngjitur mbi një mur të ulët që rrethonte kompaninë dhe kishte pritur Artanin në një zonë të errët dhe të shkretë (të paktën në atë moment) të fabrikës së letrës, si dhe se nuk kishte kamera vëzhgimi. Dhe këtu ai tërhoqi këmbëzën.

Për momentin nuk është gjetur ende arma e vrasjes. Trupi i pajetë i Kajës u gjet pak pas orës 20:00 të së martës pranë një magazine të kompanisë, i shtrirë në tokë. Mbrëmjen e së martës ishte gruaja e tij Aurora ajo që ngriti alarmin, duke mos e parë atë të kthehej në shtëpi në një kohë kur burri zakonisht kishte lënë punën. 

 

artan kaja italia vrasja e shqiptarit

Sondazh

Poll