Aktualitet

VIDEO/ Nga armët e deri te paratë, ja provat materiale të sekuestruara nga policia ditën e djeshme te pallati në Astir

5 persona janë shpallur në kërkim ditën e sotme për ngjarjen e djeshme në Astir.

10 Janar 2025, 14:48 Nga M.B
VIDEO/ Nga armët e deri te paratë, ja provat materiale të
Foto nga vendi i ngjarjes

TIRANA- Policia ka publikuar videon nga ambientet e brendshme të apartamentit ku ndodhej vajza 21-vjeçare dje në zonën e Astirit. Nga pamjet duke se policia ka gjetur armë, para, mjete identifikuese etj.

 


5 persona janë shpallur në kërkim ditën e sotme për ngjarjen e djeshme në Astir. Mësohet se të 5 këta persona dyshohet se kanë mbajtur të mbyllur 21-vjeçaren Sajma Qordja në apartamentin e katit të 8-të në Astir.

Personat që janë shpallur në kërkim janë i dashuri i Qordjas, Joni Sadikaj dhe 4 persona të tjerë me inicialet S. S 29 vjeç, A. A. 36 vjeç, O. A.31 vjeç dhe A. J. 40 vjeç.

astir

Sondazh

Poll