Aktualitet

Atentati i dështuar ndaj Ines Hajrullës dhe Ervis Matodashajt, dënohen me 7.4 vite burg Leonard Luzi dhe 2.9 vite Amarildo Nikolli

Mësohet se gjykata vendosi që Leonard Luzi të dënohet me 11 vite burg, duke përfshirë dhe gjykimin e shkurtuar, që redukton dënimin në 7 vite e 4 muaj burg. Nd

10 Janar 2025, 13:45 Nga ZH.LL
Atentati i dështuar ndaj Ines Hajrullës dhe Ervis Matodashajt,
Amarildo Nikolli, Leonard Luzi dhe Ines Hajrulla

VLORË- Gjykata e Posaçme ka dhënë dënimin për autorët e atentatit ndaj Ines Hajrullës dhe Ervis Matodashajt në Vlorë. 

Mësohet se gjykata vendosi që Leonard Luzi të dënohet me 11 vite burg, duke përfshirë dhe gjykimin e shkurtuar, që redukton dënimin në 7 vite e 4 muaj burg. Ndërsa, për të penduarin e drejtësisë Amarildo Nikolli dënohet me 7 vite e 4 muaj burg përfundimisht me 2 vite e 9 muaj burgim.

Ndërkohë, mësohet se gjatë shpalljes së vendimit ka patur tensioni, pasi i dënuari Leonard Luzi ka shpërthyer ndaj të penduarit Amarildo Nikolli. Ai ka goditur xhamin me grush teksa i është drejtuar me fjalë kërcënuese duke i thënë ‘do ta shohësh ti Amarildo’.

Atentati ndaj Ervis Matodashaj dhe Ines Hajrullës dështoi sepse në gusht të 2023, në orën 12:47, në lagjen “Uji Ftohtë”, policia ka ndaluar për kontroll vrasësin, Amarildo Nikollin dhe i ka gjetur me vete armët me të cilat do të kryente krimin.

Pikërisht në atë ditë, 7 gusht 2023 ishte gati për të vrarë Ervis Matodashaj dhe Ines Hajrullën. Atij iu gjetën një arsenal armësh, më konkretisht një pistoletë e markës Pietro Beretta, Mod 92 FS, cal.9, me një silenciator, me karikator të mbushur me 14 (katërmbëdhjetë) fishekë, të kalibrit 9 mm, si dhe një fishek i futur në folenë e qitjes.

 

 

 

leonard luzi amarildo nikolli ines hajrulla ervis matodashaj

Sondazh

Poll