Aktualitet

Gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua, Kryepeshkopi Anastas Janullatos i nënshtrohet operacionit

Kryepeshkopi ndodhet në spitalin grek që prej të premtes së kaluar, kur u transferua në Athinë nga Tirana me një avion të Forcave Ajrore.

10 Janar 2025, 15:14 Nga r.ll
Gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua, Kryepeshkopi
kryepeshkopi

GREQI- Kryepeshkopi Anastas Janullatos i është nënshtruar një operacioni urgjent paditen e sotme, pas përkeqësimit së gjendjes së tij shëndetësore. 

Sipas "Protothema", iu nënshtrua menjëherë operacionit në Spitalin e Athinës "Evangjelismos" për shkak të hemorragjisë në stomak. 96-vjeçari kishte shfaqur një përkeqësim të shpejtë të shëndetit të tij dhe orët e fundit ishte intubuar dhe transferuar në Repartin e Kujdesit Intensiv. 

Kryepeshkopi ndodhet në spitalin grek që prej të premtes së kaluar, kur u transferua në Athinë nga Tirana me një avion të Forcave Ajrore. Prej datës 30 dhjetor ai ishte i shtruar në një klinikë në Tiranë, ndërsa diagnoza fillestare ishte një virus sezonal.

Megjithatë, duke pasur parasysh shëndetin dhe moshën e tij, virusi u shndërrua në një infeksion dhe ai gjithashtu pati hemorragji. Më pas, u pa e nevojshme transferimi i tij në Athinë, ku ka qenë i shtruar gjatë periudhës së Covid-it dhe mjekët e Evangjelismos, të drejtuar nga profesoresha Anastasia Kotanidou, e dinë shumë mirë historinë e tij mjekësore. Gjendja e tij shëndetësore u stabilizua pas transferimit në Athinë ditët e para, por më pas u përkeqësua. Orët e fundit, gjendja e Janullatos konsiderohet kritike.

anastas janullatos

Sondazh

Poll