Politike

Rama inspekton punimet dhe investimet në Shkodër: Do t’i japë një pamje krejt tjetër kësaj zone historike për qytetin! Tregu i Rusit i transformuar në një hapësirë dinjitoze

Gjatë inspektimit të punimeve, Rama ishte i shoqëruar nga kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci dhe prefektja e qarkut Majlina Angoni.

10 Janar 2025, 15:39 Nga r.ll
Rama inspekton punimet dhe investimet në Shkodër: Do t’i
edi rama, benet beci

SHKODËR- Kryeministri Edi Rama ka inspektuar ditën e sotme nga afër punimet që po kryhen në lagjen e vjetër të Shkodrës, e cila njihet si Zdrale.

Në postimin e tij në Facebook, të shoqëruar edhe me video nga inspektimi, kryeministri shprehet se ky projekt pritet të përmbyllet në muajin qershor, investim ky, që do t’i japë një pamje krejt tjetër kësaj zone historike për qytetin.

Sipas Ramës, sistemimi i zonës do ta kthejë Zdralen në një hapësirë pedonaleje dhe destinacioni tregtar e turistik. Gjatë inspektimit të punimeve, Rama ishte i shoqëruar nga kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci dhe prefektja e qarkut Majlina Angoni.

“Në kantierin e fazës së parë të projektit për Rilindjen e lagjes 300 vjeçare të Zdrales, një nga zonat historike të Shkodrës që do të kthehet në hapësirë pedonale, si një destinacion i ri tregtar, social e turistik. Kjo fazë do të mbyllet në qershor të këtij viti dhe do t’i japë Shkodrës një vlerë të shtuar për ofertën e saj turistike”, shkruan Rama në Facebook. 

Gjatë qëndrimit të tij në Shkodër kryeministri ka parë nga afër transformimin e Tregut të Rusit në qytet. Sipas tij, ky treg sot është kthyer në një hapësirë e bukur dhe dinjitoze.

"Shkodër - Tregu i Rusit, deri dje një njollë turpi në fytyrën e një qyteti me historinë e me kulturën e Shkodrës, ndërsa sot një hapësirë e bukur dhe dinjitoze falë angazhimit të kryebashkiakut e mbështetjes së qeverisë.", shkruan Rama në postimin e tij. 

Më herët po ashtu gjatë ditë së sotme, Rama ishte edhe në Poliklinikën e Specialiteteve, ku thekson se pas investimit të bërë në të, janë zgjeruar edhe shërbimet shëndetësore që ofron nga 14 në 22 specialitete.

"Shkodër - Hap dyert Poliklinika e Specialiteteve, një tjetër investim madhor nga buxheti i shtetit për shëndetësinë, me ambiente të transformuara, kushte moderne dhe e pajisur me aparatura të reja diagnostikuese për rreth 200,000 banorë
Me një sipërfaqe prej 1300 m² dhe vlerë totale prej 120 milionë lekë të reja, janë zgjeruar shërbimet shëndetësore nga 14 në 22 specialitete Specialitete të reja si kirurgjia, ortopedia, infektivi, toksikologjia, obstetrik-gjinekologjia dhe pediatria, fizioterapia, si dhe kabinetet moderne për imazheri, radioogragi, ekografi, mamografia dhe ORL, janë risi e këtij investimi që garanton kujdes shëndetësor të standardeve të larta për Shkodrën dhe zonat përreth." thuhet në postimin e kryeministrit.

edi rama ne shkoder lagjia zdrale

Sondazh

Poll