Politike

Berisha: Do e kërkojmë dhe e kemi kërkuar çështjen e koalicioneve parazgjedhore, por prioritet ka vota e diasporës

Megjithatë, Berisha shprehet se PD i ka dhënë përparësi votës së diasporës.

10 Janar 2025, 14:16 Nga ZH.LL
Berisha: Do e kërkojmë dhe e kemi kërkuar çështjen e
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka folur sot rreth çështjes së mohimit të koalicioneve parazgjedhore. Berisha thekson se kjo është një shelje e rëndë sidomos për partitë opozitare më të vogla, duke e cilësuar si një tentativë nga Edi Rama për të dëmtuar opozitën. Kryedemokrati tha se ky vendim do të rishqyrtohet.

Megjithatë, Berisha shprehet se PD i ka dhënë përparësi votës së diasporës. Kreu i demokratëve thekson se PD është e angazhuar të bëjë çdo përpjekje për të siguruar transparencën e saj. 

"Çështja e mohimit të koalicioneve parazgjedhore është denoncuar fuqishëm në rezolutat ndërkombëtare si një problem me të cilin Edi Rama ka dashur të dëmtojë me çdo kusht opozitën.
Sigurisht ne do e kërkojmë dhe e kemi kërkuar dhe insistojmë se ajo është një shkelje e rëndë për partitë opozitare.
Ndoshta partitë e mëdha më pak, por partitë e tjera i dëmton qartësisht....
Do rishqyrtohet, por nuk mund të them se do vendoset si kusht sepse ne i kemi dhënë përparësi absolute votën së diasporës, të cilën nuk e ka dashur Edi Rama, por merita e eksponentëve të diasporës që e çuan në Gjykatë Kushtetuese dhe e qëndrimeve tona.
Ajo votë të paktën është sanksionuar në ligj.
Ne jemi të vendosur të bëjmë çdo përpjekje për t’i shërbyer mundësimit të transparencës së saj.", tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll