Politike

Vota e diasporës/ Berisha: Do të miratojmë çdo kërkesë që i shërben transparencës

Ai u shpreh se kanë shpallur publikisht se kërkesat e arsyeshme që shkojnë në favor të transparencës dhe mundësisë së votës së diasporës do miratohen nga ne, qoftë edhe në rast se do duhen ndryshime të tjera ligjore. 

10 Janar 2025, 13:54 Nga M.B
Vota e diasporës/ Berisha: Do të miratojmë çdo
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se do të miratojnë çdo kërkesë që i shërben transparencës lidhur me votën e diasporës. Berisha tha se po zhvillohen negociata. Ai u shpreh se kanë shpallur publikisht se kërkesat e arsyeshme që shkojnë në favor të transparencës dhe mundësisë së votës së diasporës do miratohen nga ne, qoftë edhe në rast se do duhen ndryshime të tjera ligjore. 

Pjesë nga fjala e Berishës:

Di që janë në negociata. Di që po zhvillohen negociata. Kemi shpallur publikisht se kërkesat e arsyeshme që shkojnë në favor të transparencës dhe mundësisë së votës së diasporës do miratohen nga ne, qoftë edhe në rast se do duhen ndryshime të tjera ligjore. Ne e kemi shprehur në cilin stad se janë këto ditë dhe po negociojnë.

sali berisha

Sondazh

Poll