Politike

Berisha: Mbi 70% e shqiptarëve që votojnë nga jashtë janë antiqeveri, kundër narkodiktaturës

Në fjalën e tij, Berisha shprehet i bindur se qindra mijëra prej tyre e kanë të qartë se kanë marrë rrugët e dheut për shkak të tyre, për shkak të vjedhjeve të tyre.

10 Janar 2025, 14:41 Nga ZH.LL
Berisha: Mbi 70% e shqiptarëve që votojnë nga jashtë
Berisha ne mbledhjen e grupit

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka folur për votat e elektoratit jashtë shqipërisë dhë peshën që ka në zgjedhje. Berisha ka mbajtur një mbledhje me Grupin Parlamentar të partisë, ku ka theksuar se mbi 70% e shqiptarëve që votojnë jashtë, janë antiqeveri. 

Në fjalën e tij, Berisha shprehet i bindur se qindra mijëra prej tyre e kanë të qartë se kanë marrë rrugët e dheut për shkak të tyre, për shkak të vjedhjeve të tyre. Kreu i demokratëve theksoi dhe një herë rëndësinë për të ushtruar të drejtën e votës si një mundësi e rëndësishme për shqiptarët jashtë vendit. Ai e cilëson si një hap të rëndësishëm për të ushtruar të drejtën kushtetuese.

"Pra në një anë është pesha e barabartë që ka elektorati jashtë Shqipërisë, me elektoratin në Shqipëri. Nga ana tjetër janë datat që shkurtojnë shumë afatin e regjistrimit të këtij elektorati në zgjedhje. Së fundmi janë edhe përpjekjet tona të cilat gjer tani janë modeste, nuk janë në atë nivel që kërkohet.
Por për ti vënë pikat mbi ‘i’ elektorati jashtë vendit është të paktën në masën 70 përqind për të mos thënë më shumë, është antiqeveri, antimafia, është kundër narkodiktaturës, kundër narkoshtetit. Pa asnjë lloj mëdyshje.
Ju e keni parë se si e braktisën të deleguarin e tij. Shkon në sallë dhe vë 1 mijë flamuj, dhe detyrohen të lënë flamujt në sallë, dhe të shkojnë të zënë një sallë tjetër me disa dhjetëra vetë se nuk i shkojnë. Në meritën më të madhe, në nderin e tyre, kemi të bëjmë me figura të ndryshkura dhe të diskredituara në shkallë ekstreme para shqiptarëve.
Mos harroni se qindra mijëra prej tyre e kanë të qartë se kanë marrë rrugët e dheut për shkak të tyre, për shkak të vjedhjeve të tyre.
Edi Rama është kryeministri i vetëm në botë, i një vendi të lidhur me BE-në që shqiptarët i bëjnë protesta tek takimi dhe mblidhen më shumë jashtë se brenda. Nuk ndodh. Protestat u organizohen vetëm diktatorëve dhe këtij i janë bërë të zakonshme.
Pse po i them këto unë. Po i them këto se potenciali ynë është i jashtëzakonshëm në diasporë dhe emigracion. I them këto se, votimi me sistemin e përcaktuar është realisht mundësia e vetme e tyre për të ushtruar të drejtën kushtetuese. Se për të ardhur në Shqipëri mund të vijnë disa qindra, disa mijëra, por ata janë mbi 1 milionë e gjysëm.", tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll