Politike

Mikro-hidrocentralet/ Berisha: Do lejojmë çdo komunitet që burimin e ujit ta përdorë për të prodhuar energji falas

Berisha tha se kjo është një praktikë e ndjekur nga vendet që nuk kanë ujë dhe nuk kanë asnjë pikë ujë më shumë se Shqipëria.

10 Janar 2025, 13:45 Nga M.B
Mikro-hidrocentralet/ Berisha: Do lejojmë çdo komunitet që
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se nëse PD vjen në pushte do të kalojë në projektin e saj të mikro-hidrocentraleve me të cilat do lejojë çdo komunitet që burimin e tij të ujit, të vendosin turbinën, të prodhojnë energjinë pa lek për komunitetin. Berisha tha se kjo është një praktikë e ndjekur nga vendet që nuk kanë ujë dhe nuk kanë asnjë pikë ujë më shumë se Shqipëria.

Ai shtoi se ndërkohë që Shqipëria me TAP-in, projekt i qeverisë së PD, është në nyjën kryesore energjetike të rajonit, forca e tij politike do të punojë për realizimin e JAP, gazsjellësi për të cilin ka një marrëveshje të vitit 2012 me BE dhe vendet e rajonit, gazsjellës që sipas tij, do furnizohet me gaz nga TAP-i dhe burime të tjera dhe do furnizojë gadishullin mbi Shqipërinë me gaz.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Qeveria e PD do të kalojë në projektin e saj të mikro-hidrocentraleve me të cilat do lejojë çdo komunitet që burimin e tij të ujit, të vendosin turbinën, të prodhojnë energjinë pa lek për komunitetin. Praktikë kjo e ndjekur nga vendet që nuk kanë ujë dhe nuk kanë asnjë pikë ujë më shumë se Shqipëria. Dhe do e ndjekim edhe ne këtë praktikë.

Ndërkohë që Shqipëria me TAP-in, projekt i qeverisë së PD, është në nyjën kryesore energjetike të rajonit. Do punojë për realizimin e JAP, është gazsjellësi për të cilin ka një marrëveshje të vitit 2012 me BE dhe vendet e rajonit, gazsjellës që do furnizohet me gaz nga TAP-i dhe burime të tjera dhe do furnizojë gadishullin mbi Shqipërinë me gaz. Pra politika jonë energjetike ishte një politikë e suksesshme.

Njeriu që ka në shpirt vetëm vrima të zeza dhe shpella dhe tunele, ai nuk mund të mos lëshojë mufka në çdo fjalim dhe krahasim që bën. E thashë edhe njëherë, është e paimagjinueshme të dalë të thotë se unë vetëm për një vit. Do i kenë të ulëta në këto çmime dhe do vazhdojnë të ulen edhe më shumë sepse kostoja e prodhimit është shumë e ulët. Kaskada ka një kosto shumë të ulët të prodhimit dhe lejon edhe prodhimin me çmime edhe më të ulëta.

sali berisha

Sondazh

Poll