Politike

Berisha: Sipas mundësive deputetët të udhëtojnë për takime me diasporën, kudo ku kanë lidhje të efektshme

Berisha shtoi ndër të tjera, se do të paraqesin alternativën dhe shansin historik të çdo shqiptari që të ndihmojë vendin e tij me 11 maj.

10 Janar 2025, 14:51 Nga ZH.LL
Berisha: Sipas mundësive deputetët të udhëtojnë
Berisha ne mbledhjen e grupit

TIRANË- Kreu i demokratëve, Sali Berisha është shprehur se PD do ta bazojë fushatën në qindra e qindra takime ku secili ku ka lidhjet dhe mundësitë. Berisha thekson se deputetët do të ushëtojnë për takime me diasporën, kudo ku ka lidhje të efektshme.

Berisha shtoi ndër të tjera, se do të paraqesin alternativën dhe shansin historik të çdo shqiptari që të ndihmojë vendin e tij me 11 maj. Kryedemokrati shprehet i bindur se do të bëhet gjithçka për të përgatitur në këtë mënyrë, fitoren e thellë të opozitës shqiptare.

"Ne kemi ngarkuar si koordinatore kombëtare, Jozefina Topallin. Kemi ngarkuar dhe një grup që ta ndihmojë atë për koordinim zonjën Topalli. Por këto janë shumë të pamjaftueshme.
Grupi parlamentar, çdo deputet është i ftuar të koordinojë me qendrën këtu, çdo takim të mundshëm që mund të organizojë me emigracionin. Ne nuk i bazojmë takimet në salla të mëdha dhe luksoze se janë të kushtueshme. Ne matemi modestish dhe nuk duam ti rëndojmë as ata që të paguajnë paratë e buxhetit që përdor Edi Rama.
Kështu që ne do të bazojmë fushatën tonë në qindra e qindra takime ku secili prej jush aty ku ka lidhjet dhe mundësitë. Nuk ka, nuk ka, nuk do të thotë asgjë.
Por ne duhet ti qëmtojmë, ti gjejmë dhe gjatë kësaj periudhe të përparësojmë këto takime.
Së dyti, unë dhe në Berat e shtrova dhe ju duhet ta shtroni me çdo qytetar, me çdo mbështetës tonin, me çdo anëtar tonin. Secili duhet të marrë përsipër të paktën të trefishojë votën e tij, edhe me dy vota të tjera nga diaspora.
Ju garantoj se sa jemi këtu në sallë, 97 përqind e jona kanë të paktën 3 deri në 10 persona nga rrethi i vet, dhe kjo do të jetë një gjë shumë pozitive. Por nëse e bëjmë vetëm ne, kjo ndonjë gjë të madhe nuk sjell. Por nëse bindim çdo demokrat e demokrate, mbështetëse e mbështetës ta bëjë këtë, kjo sjell 2, 3 fishimin elektoratit tonë.
Ka një urrejtje të madhe ndaj Edi Ramës dhe qeverisë. Kjo është e faktuar tashmë. Ka një luftë brenda llojit ‘të shpëtojë ai që të mundet’. Janë kthyer në një lukuni ujqërish që duan të shqyejnë njëri-tjetrin për krimet që kanë kryer, së bashku apo veçmas.
Këto janë avantazhet tona, që ti shpjegojmë, paraqesim alternativën dhe shansin historik të çdo shqiptari që të ndihmojë vendin e tij me 11 maj.
Kështu që do bëni edhe me grupet sipas mundësive që keni, të organizohen grupe deputetësh, 4-5-6 mund të shkojnë në SHBA, vetëkuptohet me shpenzime personale, se ky është buxheti. Të tjerë mund të shkojnë në Gjermani, Greqi, Itali dhe kudo ku keni lidhjet më të efektshme. Përdorni klubet, lokalet e shqiptarëve. Përdoren siç e bënë ata, sallë shkolle në Britaninë e Madhe, përdoren gjëra me çmime të përballueshme.
Mendoj se kjo fushatë duhet të përfshijë të gjithë botë, aty ku kemi komunitete që njohim më shumë. Në vendet nordike, kudo. Në Australi, është një komunitet shqiptar i jashtëzakonshëm i organizuar në mënyrë të shkëlqyer. Kanë edhe kryeministrin me origjinë shqiptare tani. E kanë.
Them që ne të bëjmë gjithçka dhe të përgatisim në këtë mënyrë, fitoren e thellë të opozitës shqiptare. Të PD-së dhe aleatëve të saj.
Aleatët e PD, edhe ata të përfshihen në këto grupe sipas njohjeve dhe mundësive.
Në zonat elektorale çdo eksponent, mbështetës tonin, që ju e dini se ka lidhje të fuqishme në këtë apo në këtë qytet jashtë shtetit me shqiptarë, në këtë apo atë vend, edhe atij do i bëni thirrje vullnetarisht të organizohet dhe të shkojë, thirrje nxitje në diasporë.
Ne kemi krijuar një uebsite, ka filluar të funksionojë edhe ajo si nënfaqe e PD.", u shpreh Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll