Aktualitet

Rriten ndjeshëm rastet e virozave/ 150 raste në ditë, Spitali Rajonal i Fierit vuan nga mungesa e stafit mjekësor

Megjithatë, këto ditë ka pasur edhe pacientë të cilët kanë pasur nevojë për shtrim në spital pas mbingarkesës ushqimore gjatë festave.

10 Janar 2025, 12:30 Nga ZH.LL

Rriten ndjeshëm rastet e virozave/ 150 raste në ditë, Spitali

FIER- Rastet e virozave respiratore janë rritur ndjeshëm, teksa është dyfishuar numri i vizitave ditore në Spitalin Rajonal të Fierit. Ulja e temperaturave në ditët e para të janarit ka ndikuar në rritjen e rasteve, ndërsa bëhet me dije se grupmoshat më të prekura janë 14-vjeç e sipër.

Mësohet se në kushte të tilla të shtimit të shtrimeve në Fier ku raportohen për 150 raste në ditë me simptoma të gripit, spitali ka hasur vështirësi për shkak të mungesës së stafit mjekësor. Kjo pasi dy mjekë janë pezulluar nga prokuroria e ndërsa një tjetër është me probleme shëndetësore. 

Ndërkohë, duke qenë në sezonin ku numri i prekjes nga virozat është gjithnjë në rritje, qytetarët janë këshilluar të kontaktojnë fillimisht mjekët e familjes. Kjo do të lehtësonte edhe ngarkesën në urgjencën e spitalit si dhe në përmisimin e menaxhimit të rasteve.

 

spitali rajonal i fierit virozat

Sondazh

Poll