10 Janar 2025, 13:42
Nga M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se nëse PD bjen në pushtet çmimet e energjisë do jenë 7 lekë për 300 kilovatët e parë, 100 lekë për 400 kilovatët e tjerë dhe 1 mijë lekë për të pasurit. Berisha tha se në këtë mënyrë, biznesi do zbresë aty ku ka qenë, 60 lekë kilovati. Sipas tij, Shqipëria do qëndrojë me çmimet më të ulëta në Europë për energjinë dhe jo duke marrë ndikimin që pati gazi rus.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Ndërmarrja publike është e detyruar ta ulë çmimin e energjisë në proporcion me pakësimin e humbjeve. Është e detyruar se energjia është çmim i rregulluar, nuk është çmim i lirë. Investove, ule humbjet, këto do pasqyrohen në çmim, do ulësh çmimin dhe do e shesësh më lirë. Këtu janë investuar miliarda, kështu që këta pretendojnë se humbjet janë reduktuar në mënyrë të ndjeshme dhe e uli për një vit. Se kjo është një ulje njëvjeçare. Ulje tipike elektorale. Një ulje absolutisht antiligjore, në shkelje të çdo kodi, në përpjekje për të grabitur vota.
Por, siç kisha paralajmëruar në mënyrë të përsëritur, PD ka planin e saj për çmimin e energjisë. Ky projekt konsiston së pari, çmimin fillimisht 7 lekë për kilovat/orë për 300 kilovat/orët e para. Çmimi i dytë 100 lekë për 400 kilovat/orët e tjera. Mbi to do ketë një shkrim të tretë për konsumatorët familjarë. Për ata që jetojnë në lukse, i kanë të florinjta edhe tualetet, ata do njohin një çmim të tretë të paktën 1 mijë lekë kilovati. Në këtë mënyrë, biznesi do zbresë aty ku ka qenë, 60 lekë kilovati.
Shqipëria do qëndrojë me çmimet më të ulëta në Europë për energjinë dhe jo duke marrë ndikimin që pati gazi rus. Ne nuk kemi të bëjmë me gazin fare. Asnjë kilovat/orë nuk prodhohet nga gazi.
Strategjia jonë e shndërrimit në superfuqi rajonale të energjisë së rinovueshme është realizuar sot pothuajse plotësisht.
Hidrocentralet prodhojnë tashmë jo siç gënjen dhe mashtron Edi Rama se ne nuk plotësojmë nevojat me energji, por ata prodhojnë disa miliardë më shumë se nevojat e vendit. Me këtë nuk përjashtoj ciklicitetin e motit, por në total prodhimi i energjisë nga hidrocentralet ka qenë 9 miliardë kilovat/orë, në një kohë kur konsumi është vetëm 7 miliardë kilovat/orë. Por Edi Rama servir vetëm mashtrime. Ajo strategji e bëri Shqipërinë jo vetëm të vetëmjaftueshme, por edhe një eksportues të energjisë së rinovueshme në rajon. Janë ndërtuar mbi 115 hidrocentrale, janë kontrata për ndërtimin e rreth 300 të tjerave.
sali berisha
Politike
10 Janar 2025, 13:29
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot në konferencë për shtyp se do të paraqiste qëndrimi...
Politike
10 Janar 2025, 13:27
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Qeveria miratoi shqyrtim propozimin-vendimit për aprovimin e rritjes së përfitimeve dhe pensioneve për statusin...
Politike
10 Janar 2025, 13:10
I.A
Asllan Dogjani
TIRANË- Deputeti demokrat Asllan Dogjani është paraqitur ditën e sotme në GJKKO, pasi është mar...
Politike
10 Janar 2025, 12:55
M.B
Drejtuesit e partive të reja
TIRANA- Gazetari Baton Haxhiu, ka bërë një reagim ku iu referua debati të djeshëm n&eu...
Politike
10 Janar 2025, 12:35
I.A
Fabricio Bucci
GJIROKASTËR- Ambasadori italian, Fabricio Bucci ka komentuar zgjedhjet që do të mbahen më 11 maj në Shqipëri, ...
Politike
10 Janar 2025, 12:17
ZH.LL
Tedi Blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, e ka cilësuar kryebashkiakun Erion V...
Politike
10 Janar 2025, 12:21
M.B
Pandeli Majko dhe Sali Berisha
TIRANA- Prokuroria e Posaçme deklaron se për socialistin Pandeli Majko nuk ka asnjë dosje në ngar...
Politike
10 Janar 2025, 12:16
M.B
Belind Këlliçi
TIRANA- Drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi tha sot në protest&e...
Politike
10 Janar 2025, 12:10
ZH.LL
kosove
KOSOVË- Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për rritjen e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta. Vendimi ë...
Politike
10 Janar 2025, 12:02
M.B
Klevis Balliu
TIRANA- Koordinator i Rajonit të Tiranës në PD, Klevis Balliu tha sot në protestë se Plator Nesturi, i em&...