Politike

“Punoni bashkë për interesat e qytetarëve”, ambasadori italian thirrje partive politike: Bëni fushatë bazuar në programe konkrete

Në një prononcim për mediat nga Gjirokstra, ambasadori vlerësoi situatën politike në vend si shumë konfliktuale, duke theksuar rëndësinë e një debati të bazuar në fakte dhe programe reale.

10 Janar 2025, 12:35 Nga I.A
“Punoni bashkë për interesat e qytetarëve”,
Fabricio Bucci

GJIROKASTËR- Ambasadori italian, Fabricio Bucci ka komentuar zgjedhjet që do të mbahen më 11 maj në Shqipëri, duke u bërë thirrje partive politike të zhvillojnë një fushatë elektorale të bazuar në programe të qarta dhe konkrete. Në një prononcim për mediat nga Gjirokstra, ambasadori vlerësoi situatën politike në vend si shumë konfliktuale, duke theksuar rëndësinë e një debati të bazuar në fakte dhe programe reale.

Për fat të keq, situata politike në Shqipëri mbetet shumë konfliktuale. Zgjedhjet po afrojnë, dhe unë shpresoj që fushata të fokusohet në programe konkrete, sepse qytetarët duhet të kuptojnë se çfarë synojnë partitë politike të bëjnë për përmirësimin e jetës së tyre. Zgjedhësit duhet të gjykojnë mbi bazën e programeve. Uroj që debati politik të fokusohet te këto çështje, pasi shqiptarët janë të interesuar të dinë se çfarë do të bëjë politika për ta," tha ai

Po ashtu Bucci ka deklaruar se Italia do ta mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE-së dhe do të mbetet gjithmonë një partner i vendit. Bucci ka shtuar se të gjithë partitë politikë duhet të punojnë së bashku për interesin e të gjithë shqiptarëve.

"Nuk komentojmë ide apo programe specifike. Respektojmë dinamikat politikës së brendshme. I takon politikës shqiptare të vendosë. Ajo që është e rëndësishme është se Italia do të mbetet një partner themelor i Shqipërisë. Raporti ynë është kaq special që do të ngelet në vite. Ne do ta mbështesim gjithmonë Shqipërinë pavarësisht nga qeveritë. Ka shumë objektiva të rëndësishme. Hyrja në BE. Kjo është e rëndësishme për të gjithë shqiptarët. Dhe për tema që kanë të bëjnë me jetën e shqiptarëve, të gjithë partitë duhet të punojnë së bashku sepse është interesi i të gjithë shqiptarëve," tha ai.

fabricio bucci

Sondazh

Poll