Politike

“U përgjua nga SHISH!” Akuzat e Berishës për Majkon, SPAK: Nuk ka asnjë kallëzim apo procedim penal ndaj deputetit të PS-së

Kjo përgjigje vjen paas akuzave të Kreut të PD-së Sali Berisha ë adresë të deputetit të PS, Pandeli Majko të cilin e quajti “kriminel elektoral”.

10 Janar 2025, 12:21 Nga M.B
“U përgjua nga SHISH!” Akuzat e Berishës për Majkon,
Pandeli Majko dhe Sali Berisha

TIRANA- Prokuroria e Posaçme deklaron se për socialistin Pandeli Majko nuk ka asnjë dosje në ngarkim. Në një reagim për gazetaren Klodiana Lala, SPAK mohon të ketë material kallëzues apo procedim për deputetin socialist.

Kjo përgjigje vjen paas akuzave të Kreut të PD-së Sali Berisha ë adresë të deputetit të PS, Pandeli Majko të cilin e quajti “kriminel elektoral”. Berisha tha gjithashtu se Majko është përgjuar nga SHISH me vendim gjykate dhe se dosja ndaj tij ndodhet në SPAK.

Reagimi i SPAK: 

Pas verifikimeve të kryera në Regjistrin e Kallëzimeve Penale dhe Regjistrin e Protokollit në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk rezulton asnjë material kallëzues apo procedim penal në ngarkim të shtetasit Pandeli Majko.

pandali majko

Sondazh

Poll