10 Janar 2025, 12:17
Nga ZH.LL
Tedi Blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, e ka cilësuar kryebashkiakun Erion Veliaj si kryetari më i korruptuar dhe armikun më të madh të qytetit. Duke folur nga protesta e 41-të e opozitës para Bashkisë së Tiranës, Blushi tha se ky institucion është kthyer në një komisariat policiar dhe shndërruar në një strofull të krimit dhe hajdutërisë më të madhe.
Në mbështetje të akuzave të tij kundrejt kryebashkiakut, Blushi thekson se gjatë 3 mandateve të tij, në kryeqytet nuk ka ndryshuar asgjë. Madje, duke përmendur trafikun e shtuar në rrugë apo edhe mungesën e ujit. Ndër të tjera, Blushi nuk la pa përmenduar edhe hetimet për dosjen "5D". Ai drejtoi akuza ndaj SPAK për fshehje të drejtësisë, pasi nuk ka veprime konkrete ndaj Veliajt.
"Përshëndetje qytetarë që jeni sot këtu në këtë protestë të 41-të, për t’i bërë skanerin e radhës këtij institucioni që, për fat të keq, në fillim të mandatit të tretë të kryetarit më të korruptuar, armikut më të madh të këtij qyteti, e ka kthyer këtë institucion në një që vetëm emrin Bashkia e Tiranës nuk e meriton.
Sot ky institucion është kthyer në një komisariat policie; është shndërruar në një strofull të krimit dhe të hajdutërisë më të madhe në këtë qytet. Tani ka mbetur vetëm një vendim pa u marrë: që Erion Veliaj të firmosë ndërtimin e bustit të Altin Dumanit tek plehrat e Sharrës, sepse është Altin Dumani ai që sot i siguron imunitet politik kryehajdutit të Tiranës, i cili çdo ditë në detyrë fut duart në xhepat e qytetarëve.
Çfarë ka ndryshuar në këto tre mandate të Erion Veliajt në krye të Bashkisë së Tiranës për qytetarët e këtij qyteti? Trafiku është më i rënduar se kurrë, ndërkohë që qindra milionë euro janë hedhur për infrastrukturë, dhe megjithëse dhjetëra milionë euro janë shpenzuar, kostoja kilometrike e Unazës së Re të Tiranës është alarmante. Në krye të mandatit të tretë, Tirana vazhdon të jetë pa ujë. Në këtë mandat, qytetarët e Tiranës kanë humbur pronat e tyre të ligjshme, sepse ky institucion, me ekspertiza të manipuluara, ka shembur shtëpitë e qytetarëve.
Hetimet nga SPAK për dosjen “5D” u mbyllën për Erion Veliajn, por nuk u pa askund drejtësi. Dhe tani SPAK na fton të ndjekim gjurmët e harabelit kur krokodili është këtu para nesh, çdo ditë, përballë këtij institucioni. Meruni me krokodilin, mos na tregoni tangat e harabelit, sepse ky hajdut ordiner nuk mund të ndeshkohet si Al Capone, vetëm për evazion fiskal.", u shpreh Blushi.
tedi blushi pl bashkia tirane erion veliaj
Politike
10 Janar 2025, 12:21
M.B
Pandeli Majko dhe Sali Berisha
TIRANA- Prokuroria e Posaçme deklaron se për socialistin Pandeli Majko nuk ka asnjë dosje në ngar...
Politike
10 Janar 2025, 12:16
M.B
Belind Këlliçi
TIRANA- Drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi tha sot në protest&e...
Politike
10 Janar 2025, 12:10
ZH.LL
kosove
KOSOVË- Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për rritjen e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta. Vendimi ë...
Politike
10 Janar 2025, 12:02
M.B
Klevis Balliu
TIRANA- Koordinator i Rajonit të Tiranës në PD, Klevis Balliu tha sot në protestë se Plator Nesturi, i em&...
Politike
10 Janar 2025, 11:52
ZH.LL
Teliti
TIRANË- Këshilltari demokrat në Bashkinë e Tiranës, Dorjan Teliti, ka marrë pjesë sot në protestën...
Politike
10 Janar 2025, 11:53
M.B
Foto nga protesta
TIRANA- Opozita ka protestuar edhe këtë të premte para Bashkisë së Tiranës. Raportohet se ka patur p&e...
Politike
10 Janar 2025, 11:24
I.A
Arlind Qori dhe Blendi Fevziu
TIRANË- Një debat i ashpër ka shpërthyer në emisionin e mbrëmshëm të Opinion mes...
Politike
10 Janar 2025, 11:24
ZH.LL
Richard Verma-Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në një takim zëvendës Sekretarin e Shte...
Politike
10 Janar 2025, 11:25
M.B
Protesta
TIRANA- Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës ka nisur me tensione ditën e sotme teksa policia nuk ka bllokua...
Politike
10 Janar 2025, 11:09
ZH.LL
Klodian Tomorri
TIRANË- Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar në lidhje me një debat të ashpër mes gazetarit Blendi Fevziu dhe kreut...