Politike

Miratohet vendimi/ Kosova rrit pensionet për kategoritë e dala nga lufta! Ministri i Financave: Do të ketë rritje me 20% për të gjitha kategoritë

Në lidhje me këtë vendim, ministri Murati ka bërë me dije se do të ketë një rritje me 20% për të gjitha kategoritë. 

10 Janar 2025, 12:10 Nga ZH.LL
Miratohet vendimi/ Kosova rrit pensionet për kategoritë e dala nga
kosove

KOSOVË- Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për rritjen e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta. Vendimi është njoftuar nga Ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili deklaroi se do të rriten pensionet për familjet e dëshmorëve, familjet e të zhdukurve të UÇK-së, pensionet e invalidëve, etj.

Në lidhje me këtë vendim, ministri Murati ka bërë me dije se do të ketë një rritje me 20% për të gjitha kategoritë. 

“Sot para jush prezantoj propozim vendimin për rritjen e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, në mënyrë që të përditësohet tabela për pensionet. Do të rriten pensionet për familjet e dëshmorëve, për familjet e të zhdukurve të UCK-së, pensionet invalidore do të rriten të gjitha kategoritë me 20%, pensionet familjare pas vdekjes së personit invalid. Familjet e të zhdukurve civil, rritja do jetë me 20% për familjen me një të zhdukur dhe me më shumë, më shume se 20%.

Vlen të theksohet se 20% rritja do të jetë për pensionet e veteranëve njëjtë edhe për viktimat e dhunës seksuale”, ka thënë Ministri i Financave, Hekuran Murati.

kosove rrit pensionet kategorite e dala nga lufta hekuran murati

Sondazh

Poll