Politike

Debati mes Qorit dhe Fevziut, reagon Klodian Tomorri: Mediat që cilësohen si të korruptuara luftohen duke i bojkotuar, njëjtë siç bëri edhe Trump

Referuar deklaratave gjatë debatit, Tomorri shprehet se Donald Trump është shembulli më i mirë se si luftohen mediat që i cilëson si të korruptuara.

10 Janar 2025, 11:09 Nga ZH.LL
Debati mes Qorit dhe Fevziut, reagon Klodian Tomorri: Mediat që
Klodian Tomorri

TIRANË- Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar në lidhje me një debat të ashpër mes gazetarit Blendi Fevziu dhe kreut të partisë "Lëvizja Bashkë", Arlind Qori. Përmes një postimi në "Facebook", gazetari ka reaguar në lidhje me akuzat e Qorit drejtuar mediave si të korruptuara.

Referuar deklaratave gjatë debatit, Tomorri shprehet se Donald Trump është shembulli më i mirë se si luftohen mediat që i cilëson si të korruptuara. Sipas gazetarit, e vetmja rrugë ashtu siç bëri edhe presidenti i zgjedhur amerikan, është bojkoti. Pra, gazetari thekson se duhen bojkotuar këto media duke i shpallur luftë haptazi nga jashtë.

Postimi: 

Pashe nje fragment te debatit mes Arlind Qorit dhe Fevziut mbreme.
Qori akuzon se mediat kryesore jane nje nga tre kollonat e sistemit qe mban peng vendin dhe grabit qytetaret. Dy te tjerat jane qeveria dhe oligarkia.
Te njejten gje nisi te artikuloje dhe Sali Berisha para disa javeve kunder televizioneve me te medha te vendit.
Nuk dua t’i hyj fare asaj ceshtjes qe kane apo jo te drejte. Por te dy keta kane nje problem te madh parimor.
Po e mendove qe mediat e medha jane pjesa kyce e se keqes qe ti do te rrezosh, ti i lufton mediat. Nuk u thua qe ju jeni pjese e se keqes dhe pastaj qahesh pse me censuroni mua. Ose mendon se televizonet e medha jane armiqte dhe u shpall lufte ose rri urte.
Tani si luftohen mediat? Shembulli eshte Donald Trump. Trump nisi luften kunder mediave te medha amerikane qe ai i cilesonte si pjese e establishmentit te korruptuar dhe i bojkotoi te gjitha. Dhe i palosi te gjitha. Keshtu behet kjo pune.
Si Berisha si Qori thone qe televizionet e medha jane pjesa kyce e gangrenes dhe pastaj shkojne neper emisionet e tyre. Po keni kellqe bojkotojini nese e mendoni qe ato jane pjese e gangrenes. Ftoni mbeshtetesit tuaj t’i bojkotojne dhe shpalluni lufte haptazi nga jashte.
Se me qarje nuk behet kjo pune. Eshte njesoj si t’i thuash armikut, pse s’me ndihmon ti mua te te vras une ty. Kjo eshte qesharake.

klodian tomorri arlind qori blendi fevizu sali berisha donald trump

Sondazh

Poll