Politike

“Betoni i ftohtë dhe pa ngrohje”, Berisha flet për vizitën kushtet e Salianjit në burg

Berisha tha se Salianjin e pa të përkushtuar dhe në performancë pune duke lexuar e duke shkruar.

9 Janar 2025, 22:13 Nga r.ll
“Betoni i ftohtë dhe pa ngrohje”, Berisha flet për
salianji, berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur mbrëmjen e sotme për vizitën e zhvilluar ditën e sotme në burgun e Fierit ku ndodhet ish-deputeti demokrat Ervin Salianji.

I pyetur se si ishin kushtet në të cilat ndodhet ish-deputeti, Berisha tha në emisionin Now në Euronews Albania, se Salianjin e pa të përkushtuar dhe në performancë pune duke lexuar e duke shkruar. Më tej u shpreh se ajo që i bëri më shumë përshtypje ishte mungesa e ngrohjes.

“Një njeri të cilit i privohet liria me dëshmitarë dhe falsitete. I privohet liria për fjalën e lirë, ndryhet brenda katër mureve të ftohta betoni, natyrisht duhet të mobilizojë forca të mëdha për të ruajtur ekuilibrat dhe përballuar situatën. Konstatova se Ervin Salianji po e bënte plotësisht. Ai po ruante si ekuilibrat, ishte në performancë pune.

Ai shkruante, lexonte, lexonte shkruante dhe informohej me sa mundej, me kufizimet që ka. Se kanë shumë kufizime. Por problemi kryesor është që ishte pa ngrohje. Kjo është e papranueshme. Se një ndërtim të themi atë që është , është i Bashkimit Europian, është i standardeve, por betoni pa ngrohje, është një lloj torture fizike në vetvete. Sepse ngrohjen e ka por Ministria i lë jashtë funksionit dhe aty. Mua kjo më bëri përshtypje”,- tha Berisha.

sali berisha ervin salianji

Sondazh

Poll