“Betoni i ftohtë dhe pa ngrohje”, Berisha flet për vizitën kushtet e Salianjit në burg
salianji, berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur mbrëmjen e sotme për vizitën e zhvilluar dit&...
Pandeli Majko e ka përjashtuar një betejë ligjore në gjykatë për shpifje ndaj kryetarit të PD-Sali Berisha.
TIRANË- Ish-kryeministri socialist Pandeli Majko ka paralajmëruar një fushatë elektorale të ashpër. Akuzat e bëra nga kreu i PD-së, Sali Berisha, deputeti Pandeli Majko i shikon të lidhura me kalimin e tij nga Kukësi në fushë-betejën elektorale të Tiranës.
“Unë jam mësuar me sulme sepse sulmet janë të natyrshme në politikë aq më pak në një situatë elektorale që duket se do të jetë një situatë elektorale shumë e ashpër. Ajo që më shqetëson për momentin përballë publikut është po ndodh një proces që quhet martesë e gënjeshtrës me të vërtetën. Pra ka humbur linja dalluese midis asaj që është e vërteta dhe gënjeshtra. Sepse një e vërtetë martohet me 10 gënjeshtra dhe publiku e ka shumë të vështirë të kuptoj se kush bën çfarë. Kështu mendova se procedura më e drejtë nuk ishte futja në debate të përgjithshme fjalës. I jam drejtuar SHISH nëpërmjet kryetares së kuvendit duke i bërë asaj kërkesë që të bëhet sqarimi përkatës”, tha ai për Top Channel.
Por a është takuar Pandeli Majko me personazhet e përmendur nga Berisha si pjesë e pretenduar e një regjistrimi ambiental nga dega lokale e SHISH në Kukës?
“Sigurisht që jo. Sidomos me ish drejtorin e policisë i cili edhe nga vlerësimet e medias, në atë periudhë që unë kam qenë i deleguar në Kukës pra në zgjedhjet e Majit të 2023 ai ishte i larguar që në 2021. Kështu që nuk mund të takohesha me dikë që kishte dy vite i larguar. Dje më thanë se emri i tij ka ndryshuar nga Alban është bërë Ardian më saktë ish drejtori i OSHE-së”, tha ai.
Për momentin Pandeli Majko e përjashton një betejë ligjore në gjykatë për shpifje ndaj kryetarit të PD-Sali Berisha.
“Unë e kam parim. Nuk para bëj akuza për natyra të tilla. Nuk e kam bërë për asnjë gazetari apo politikani pasi mendoj se nëse do të merresha më këtë do të duhej shumë kohë dhe financim. Mendoj se çdo qytetar e ka shumë të qartë se unë nuk mund të shkoja në Kukës e të fitoja zgjedhjet duke shitur shtylla”, deklaroi Majko.
Megjithatë përplasja e radhës Majko-Berisha do të zhvendoset në një zonë elektorale të cilën Majko nuk e tregon por Top Channel mëson se është me shumë peshë e rëndësi për PD-n.
“Shpresoj në një zonë interesante. Pa diskutim të vështirë”, tha ai.
Çfarë pritshmërie keni nga kjo zonë?
“Të bëj më të mirën për PS. Familjen time”, u shpreh Majko.
E ndërsa socialistët kanë vendosur standardin e të mos komentuarit të atyre që hynë e dalin në SPAK, ish-kryeministri socialist jep një përgjigje të shkurtër si ndjehet kur kolegë deputetë, ish ministra apo edhe kryebashkiakë kthehen në subjekte të prokurorisë së posaçme.
“Keq ndjehem. Shumë keq. Dhe sidomos ndjehem keq kur shoh njerëz që janë nën akuzë që sulmojnë kolegët e mi”, tha Majko./TCH
salianji, berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur mbrëmjen e sotme për vizitën e zhvilluar dit&...
ilir meta, sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se arsyeja e vetme pse nuk ka shkuar të takojë Ilir M...
Genc Gjokutaj TIRANË- Avokati, Genc Gjokutaj foli mbi çështjen Veliaj dhe marrjen në pyetje të miqve të tij për or&eu...
ola xama TIRANË- Gazetarja Ola Xama ka treguar mbrëmjen e sotme bisedat konfidenciale me disa nga personat që janë marrë të ...
Belinda Balluku TIRANË- Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, në një intervistë në Top Story, ka folur p&e...
belinda balluku TIRANË- Qeveria vendosi uljen e çmimit të energjisë elektrike, pasi Enti Rregullator i Energjisë i dha dit...
lala, veliaj TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka folur për hetimet e aferës 5D nga SPAK, ku sot është njoftuar përfundim...
Veliaj dhe Këlliçi TIRANË- Drejtues politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi komentoi qëndrimin e parti...
plator nesturi TIRANË- Plator Nesturi është emëruar Prefekt i Qarkut të Vlorës. Vendimi për emërimin e tij në...
erion veliaj, edi rama TIRANË- Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka zhvilluar sonte mbrëmjen ceremoniale për sportistët...