Politike

Masa ndaj Berishës, Gjokutaj: Nuk ka asnjë efekt ligjor!

Gjokutaj tha se masa ndaj Berishës u përdor si një propogandë nga mediat proqeveritare  ndaj opinionit publik.

9 Janar 2025, 22:54 Nga N.F

Masa ndaj Berishës, Gjokutaj: Nuk ka asnjë efekt ligjor!

Gjokutaj

TIRANË- Avokati Genc Gjokutaj u shpreh se vendosja e masës ‘detyrim paraqitje’ për liderin e opozitës, Sali Berisha nuk ka asnjë efekt ligjor ndaj kreut të opozitës. Gjokutaj tha se masa ndaj Berishës u përdor si një propogandë nga mediat proqeveritare  ndaj opinionit publik.

Ai i ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, u shpreh se shkuan në Gjykatën e Apelit pasi ajo revokoi masën, prokurori u ngrit dhe kërkoi arrest shtëpie. Avoktai shtoi se gjykata as më shumë dhe as më pak bëri shfuqizimin e shkallës së pare, ndërsa theksoi se del gjyqtari e thotë të ndryshohet vendimi në këtë mënyrë. Gjokutaj shtoi se prokurori kërkoi që Berisha duhet të jetë në arrest shtëpie sepse sulmon GJKKO dhe SPAK-un dhe intimidon dëshmitarët, ai mund të prishë dhe provat dhe mund të ikë.


"Ne vajtëm në Gjykata e Apelit, pasi ajo revokoi masën, prokurori u ngrit dhe kërkoi arrest shtëpie, pra as më shumë dhe as më pak shfuqizimin e shkallës së pare, del gjyqtari dhe  thotë të ndryshohet vendimi në këtë mënyrë. Logjikisht të bëjmë një analizë, prokurori kërkoi që Berisha duhet të jetë në arrest shtëpie sepse sulmon GJKKO dhe SPAK-un dhe intimidon dëshmitarët, ai mund të prishë dhe provat dhe mund të ikë.

Detyrim paraqitje, ai është i lirë provat i helmon patjetër me detyrim paraqitje edhe dëshmitarët mund t’i intimidojë, kjo lloj mase nuk ka asnjë lloj efekt ligjor, ky gjyqtar nuk është më pak i kapur se ata të tjerët më parë, nuk mund të caktojë një masë. Shikojmë që me këtë vendim, mediat pranë Ramës, thoshin ‘rikthehet masa e Berishës’, Nga pikëpamja ligjore është nul, nuk zgjidh asnjë lloj efekti." tha ai

berisha gjokutaj

Sondazh

Poll