Politike

4 drejtuesit e partive të reja në emision, pedagogu Ervin Goci: Debat nga të rrallët të vërtetë që ka vend për refleksion të thellë

Goci shprehet se përtej pakënaqesise së tensionit në studio dhe dëshirës për një komunikim më të shtruar, ai debat, pavarësisht formës, është një debat nga të rrallët të vërtetë që ka vend për refleksion të thellë.

10 Janar 2025, 10:34 Nga M.B
4 drejtuesit e partive të reja në emision, pedagogu Ervin Goci: Debat
Foto ilustruese

TIRANA- Pedagogu Ervin Goci ka bërë një postim në rrjetet sociale ku ka ndarë konsideratën e tij për debatin e mbrëmshëm në emisionin "Opinion" ku ishin të ftuar drejtuesit e 4 partive të reja. Goci shprehet se përtej pakënaqesise së tensionit në studio dhe dëshirës për një komunikim më të shtruar, ai debat, pavarësisht formës, është një debat nga të rrallët të vërtetë që ka vend për refleksion të thellë.

Në postim Goci shkruan se moderatori Blendi Fevziu pranoi me gojën e tij se "Zot" të emisioni ka audiencën dhe sipas pedagogut, funksion si koncension "lirie", brenda medias, pra "E Mire Publike" nuk është. Goci thotë se Fevziu nuk shpjegoi, psh., se nga i buron pavarësia, me çfarë e ka shkembyer, që në një institucion tërësisht të kapur, sipas tij, ai është i vetmi i lirë dhe i pakapur.

Teksa analizon rastin dhe debatin në studio ku ishin të fuar drejtuesit e 4 partive të reja, Goci thotë se demokracia nuk është ilustrative, por normative, më shumë se ushtrimi i çatrafilosur i lirisë së shprehjes, ka rëndësi kompozimi i sferës publike, pronësia mbi mjetet dhe aksesi i lirë dhe i barabartë i aktorëve në debatin publik.

POSTIMI:

Debati i mbremshem ne Opinion, ne fakt eshte debati qe duhet bere. Ti mundet t'ja kalerosh lirise se genjeshter qe prodhon derdimene qe e ushtrojne lirine e fjales si kurs patente ose mund te vesh ne dyshim vete integritetin e ketyre mjeteve. Per here pare z.Fevziu iu desh te mbronte integritetin e emisionit te tij; deri me sot e ka trajtuar si "E Mire Publike". Po a eshte me te vertete emisioni i tij dhe a jane shume te tjere ne mediat shqiptare nje "E Mire Publike". Fatmiresisht ose fatkeqsisht me gojen e vet ai pranoi qe Zot ka audiencen dhe qe funksion si koncension "lirie", brenda medias, pra "E Mire Publike" nuk eshte. Nuk shpjegoi, psh.,se nga i buron pavaresia, me çfare e ka shkembyer, qe ne nje institucion teresisht te kapur, ai eshte i vetmi i lire dhe i pakapur.

Pyetja shkon shume me thelle: a mundet qe ne nje institucion teresisht te kapur, te operoje nje program i lire? Po, ka nje mundesi. Nese ai emision shfrytezon pozitat dominante te medias per t'iu ngjitur medias si nje mekanizem komercial qe i sjell para duke shfrytezuar po pozitat e preferenciale te medias. Nese z. Fevziu pretendon se eshte krejtesisht i lire, pse nuk del me vete ne nje platforme online? Une kam besim qe ai ia del qe te ndertoje buxhete dhe si i pavarur, se e ka nje emer, dhe e ka ndertuar nje reputacion ne kohe. Por ai nuk mund te dale me vete se pse fitimet qe ai do merrte do ishin therrime krahasuar me miljardat qe prodhon media ku eshte i strehuar dhe qe ka pozita mbreterore ne treg.

Z. Fevziu mund ta mohoje sa te doje, por perqendrimi i tregut te media ne masen 80% tek vetem dy televizione eshte nje e vertete, fakti qe keto televizione marrin pjesen me te madhe te reklames pa patur asnje te dhene te besueshme te audiences eshte nje e vertete e padiskutueshme, fakti qe mediat kryesore kane marre para ne forme subvencionesh per gjoja rinovim teknologjik e per pandemira nuk e luan as topi, fakti qe reklama shperndahet politikisht dhe me praktika abuzive e di dhe miu. Meqe ra fjala, te dhenat e audiences qe permend z.Fevziu nuk kane asnje vlere, sepse ato jane teresisht jotransparente, nuk prodhohen nga nje sistem i koaliduar, nuk ka dakordesine e tregut dhe jane fare te pabesueshme.

Ai pohoi me gojen e tij nje praktike aspak transparente. Kete pune e di mire, se e kam dhe teme doktorature. Ndaj debati ishte mese i frytshem, dhe nga te tjeret vetem z.Shehaj e kapi situaten dhe u fut ne menyre konstruktive ne debat. Dhe u be mire, sepse z.Fevziu ne sinqeritet e siper, tregoi te gjithe moskonsideraten qe ka per partite e vogla, duke i bulluar dhe duke cenuar ne imazhin e tyre ne forme agresive dhe te perseritur. Te tjerat pastaj jane diskutime koti. Demokracia nuk eshte ilustrative, por normative, me shume se ushtrimi i çatrafilosur i lirise se shprehjes, ka rendesi kompozimi i sferes publike, pronesia mbi mjetet dhe aksesi i lire dhe i barabarte i aktoreve ne debatin publik.

ervin goci blendi fevziu arlind qori

Sondazh

Poll