Politike

'Dosja 26/1'/ Berisha: Është dosja e ferrit dhe tmerrit për Ramën dhe Ballën

Berisha tha se kjo është një dosje e cila nuk po hetohet vetëm nga SPAK, por edhe nga agjenci dhe shërbime të huaja.

9 Janar 2025, 23:00 Nga DOSJA
'Dosja 26/1'/ Berisha: Është dosja e ferrit dhe tmerrit
Sali Berisha


TIRANË
- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se dosja 26/1 përmban çështje në të cilat sipas tij janë të përfshirë kryeministri Edi Rama dhe deputeti socialist Taulant Balla.

Këtë të enjte në “Now me Erla Mëhillin” Berisha tha se kjo është një dosje e cila nuk po hetohet vetëm nga SPAK, por edhe nga agjenci dhe shërbime të huaja.

“Dosja 26/1 është dosja e ferrit dhe e tmerrit Balla-Rama. Po të vini re ju edhe në konferencën e fundit, Ramës kur i thotë gazetari për dosje, i dridhet zëri, ka të tjerë më shumë se unë, tha ai. Sepse ka edhe një faktor ndërkombëtar shumë të rëndësishëm. Televizioni kombëtar belg i nxori emrin atij. Nuk ia nxori Altin Dumani emrin, por ia nxori televizioni kombëtar i Blegjikës”,-tha Berisha.

I pyetur nga moderatorja se për çfarë çështjesh bëhet fjalë në këtë dosje, ish-kryeministri tha:

“Për Ramën mund të mos ketë çështje që nuk është i përfshirë. Rama është i zhytur në gjëra nga më të pakonceptueshme. Dosja 26/1 në dijeninë time është dosja, Balla-Rama, por atë nuk e ka vetëm Dumani, e kanë disa agjenci dhe shërbime të huaja. Çështja e luftës kundër kriminalitetit është çështje e sigurisë kombëtare”,-tha ai.

sali berisha

Sondazh

Poll