Politike

Pse nuk e ka vizituar ende Metën në burg? Berisha: Do shkoja 10 herë ta takoja unë, por këta...

Berisha tregoi se është interesuar për ta takuar Metën, por i kanë thënë se ai ndodhet në paraburgim dhe nuk lejohen takime.

9 Janar 2025, 22:07 Nga r.ll
Pse nuk e ka vizituar ende Metën në burg? Berisha: Do shkoja 10
ilir meta, sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se arsyeja e vetme pse nuk ka shkuar të takojë Ilir Metën në burg siç bëri me Ervin Salianjin është vetëm procedurale.

I ftuar në emisionin Now në Euronews Albania, Berisha tregoi se është interesuar për ta takuar Metën, por i kanë thënë se ai ndodhet në paraburgim dhe nuk lejohen takime.

“Ilir Metën do shkoja 10 herë ta takoja unë, por këta pretendojnë se të paraburgosurit nuk mund të takohen. Këta më kanë thënë mua, se sigurisht unë jam interesuar, por më kanë informuar se ai është në paraburgim dhe nuk lejojnë takime”, tha Berisha.

sali berisha ilir meta

Sondazh

Poll