Politike

Vendimi i qeverisë, Plator Nesturi emërohet Prefekt i Qarkut të Vlorës

Nesturi ka shërbyer më parë si ambasador i Shqipërisë në Spanjë.

9 Janar 2025, 20:29 Nga r.ll
Vendimi i qeverisë, Plator Nesturi emërohet Prefekt i Qarkut të
plator nesturi

TIRANË- Plator Nesturi është emëruar Prefekt i Qarkut të Vlorës. Vendimi për emërimin e tij në këtë post është marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave dhe firmosur nga kryeministri Edi Rama. Nesturi ka shërbyer më parë si ambasador i Shqipërisë në Spanjë.

Vendimi i plotë: 

VENDIM PËR EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË VLORËS

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

VENDOSI: Plator Nesturi emërohet prefekt i Qarkut të Vlorës. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

KRYEMINISTRI EDI RAMA

Vendimi i qeverisë, Plator Nesturi emërohet Prefekt i Qarkut të
vendimi

Më herët detyra si prefekt i Vlorës është mbajtur nga Vangjel Tavo, i cili u largua nga posti pasi u zgjodh kryetar bashkie në Himarë.

plator nesturi

Sondazh

Poll