Politike

Takim me sportistët shqiptarë, Rama: Komiteti Olimpik Shqiptar, i dalluar për inovacionet që ka sjellë! Kontributin financiar për sportin do ta rrisim më tej

Rama gjatë fjalës së tij u shpreh se Komiteti Olimpik Shqiptar është dalluar për invacionet që ka sjellë, teksa shtoi se qeveria do të vijojë mbështetjen ndaj sportit.

9 Janar 2025, 19:12 Nga N.F
Takim me sportistët shqiptarë, Rama: Komiteti Olimpik Shqiptar, i
Rama

TIRANË- Kryeministri, Edi Rama mbrëmjen e sotme ka zhvilluar një takim me sportistët shqiptarë. Rama gjatë fjalës së tij u shpreh se Komiteti Olimpik Shqiptar është dalluar për invacionet që ka sjellë, teksa shtoi se qeveria do të vijojë mbështetjen ndaj sportit.

Ai shtoi se të gjithë meritojnë respekt dhe vlerësim për kontributine tyre. Rama theksoi se mbështetjen e sportit dhe financimin e saj do ta rrisin më tej.

“Ishte vërtet nder dhe kënaqësi që mu dha mundësia të dorëzoj këtë trofe të ceremonisë të përvitshme të Komitetit Olimpik, një vajze të re, një çikliste të re shqiptare që stërvitet në Itali, po përfaqëson vendin tonë. Dua realisht të bëj një vlerësim për kryetarin e Komitetit Olimpik. Duke falenderuar dhe vlerësuar komitetin, nuk e harroj që komiteti është ombrella e federateve, dua t’i shpreh konsideratën presidentëve të federatave.

Një vlerësim për ata që bëjnë përditë, meritrojnë edhe federatat e tjera, federata e mundjes, e shahut, e atletikës. Shpresoj që konflikti konstruktiv në federatën e atletikës të zgjidhet me sukses dhe të gjithë të bashkëpunojnë. U bëj thirrje që të jenë bashkëpunues. Dua të falenderoj presidentin heroik të federatës së skive, që është shembull me vete se deri ku mund të shkojë pasioni. Të gjithë ju që jeni këtu, meritoni vlerësimin, respektin dhe mirënjohjen. Shumë faleminderit të gjithëve për kontriutin tuaj. Këtë mbështetje ndaj sportit, kontrbutin financiar do ta rrisim më tutje”, theksoi ai.

rama

Sondazh

Poll