9 Janar 2025, 18:47
Nga r.ll
sali berisha
BERAT- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në një takim me degën e PD-së në qytetin e Beratit. Berisha u shpreh se themelimi i PD në Shqipëri, e cila asokohe ishte Koreja e Veriut e Evropës, u prit si një surprizë në mbarë Evropën.
Ai tha se PD ia doli të jetë surpriza e vërtetë e revolucioneve demokratike të viteve ’90 dhe se kjo parti me gjithë gabimet e saj, Shqipërinë hiperkolektiviste, e shndërroi në Shqipërinë e iniciativës së qytetarëve. Sipas liderit demokrati ishte Partia Demokratike ajo që ia doli që Shqipërinë ta anëtarësojë në Këshill të Evropës, të hapë negociatat me BE dhe ta anëtarësojë në NATO.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Të dashur demokrate e demokratë, qytetare e qytetarë të Beratit, një përshëndetje të përzemërt, mirënjohje të pakufishme dhe përulje me nderimin më të madh para të gjithë atyre qytetarëve, banorëve të këtij rrethi që me guxim, me vizion, themeluan 32 vite më parë, në kushtet e një diktature të egër, partinë e parë opozitare, PD-në si parti të vlerave më të larta të njeriut, të dinjitetit, të lirisë, të familjes, të atdhedashurisë, të interesit kombëtar.
Themelimi i PD në Shqipëri, e cila asokohe ishte Koreja e Veriut e Evropës, u prit si një surprizë, si një habi e madhe në mbarë Evropën dhe më gjerë. Rikujtoj këtu pranverën e vitit 1991, kur përfaqësuesi juaj, do merrja pjesë në samitin e partive të qendrës së djathtë të Evropës, që në atë kohë quhej Bashkimi Demokratik Evropian.
Në atë samit, prania e Sali Berishës u quajt simbol i asaj që ka arritur Evropa.
Po çfarë ishte Sali Berisha? Ishte njëri prej jush, 3 muaj në Evropë. Po përsëri Sali Berisha u përfaqësonte ju, gratë dhe burrat guximtarë, atë të cilën të tjerët nuk e prisnin, bënë të pamundurën, përmbysën diktaturën hoxhiste, diktaturën më staliniste të Europës, në një kohë kur në të katër anët besohej se Shqipëria do mbetej Kuba e Adriatikut.
Pra, realisht PD ia doli të jetë surpriza e vërtetë e revolucioneve demokratike të viteve ’90.
Në të gjithë udhëtimin e saj, kjo parti pa diskutim me gjithë gabimet e saj, Shqipërinë hiperkolektiviste, e shndërroi në Shqipërinë e iniciativës së qytetarëve.
E shndërroi në vendin e shpresës.
E shndërroi në vendin, i cili nga honet e varfërisë që gjendej edhe muajt e parë të vitit 1992, me të ardhurat për frymë vendi i tretë më i fundit në botë, ia doli ta rendisë në vitin 2008 në grupin e kombeve me të ardhura të mesme të larta.
Ia doli që ekonomia shqiptare t’i rezistojë edhe krizës evropiane.
Ia doli që sektori privat të jetë udhëheqës dhe dominues në ekonominë e këtij vendi.
Ia doli të hapë Shqipërinë, ta anëtarësojë në Këshill të Evropës, të hapë negociatat me BE, ta anëtarësojë në NATO.
Pra, në këtë kontekst, po ta përmbledhim me një fjalë, PD u faktua para shqiptarëve një lokomotivë e vërtetë e zhvillimit të vendit dhe integrimit të tij euroatlantik.
sali berisha ne berat pd
Politike
9 Janar 2025, 18:23
N.F
John Bolton
KOSOVË- Ish-këshilltari për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë gjatë Administratës Trump...
Politike
9 Janar 2025, 17:45
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) e hodhi poshtë si të palejuar ankesën e partisë n&e...
Politike
9 Janar 2025, 17:24
N.F
Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vendosur të dërgojë në shtetet ku ka një prezencë të lartë t&e...
Politike
9 Janar 2025, 16:23
r.ll
marsida xhaferllari
TIRANË- Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllari, është tërhequr nga trupa që shqyrton &cce...
Politike
9 Janar 2025, 14:48
M.B
Sali Berisha
FIER- Kreu i PD-së Sali Berisha ka vizituar këtë të enjte në burgun e Fierit ish-deputetin e Partisë Demok...
Politike
9 Janar 2025, 14:43
M.B
Ulsi Manja
TIRANA-Qeveria ka zgjatur afatin për shqyrtimin, vlerësimin e kompensimin e pronave të ish pronarëve. Bëhet me dije se ...
Politike
9 Janar 2025, 14:23
ZH.LL
TIRANË- Biznesmeni Elman Abule në daljen e tij nga ambientet e SPAK është ndalur nga gazetarët teksa nuk ka pranuar të flasë...
Politike
9 Janar 2025, 14:07
M.B
Elman Abule
TIRANA- Biznesmeni Elman Abule është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme teka ka dalë n...
Politike
9 Janar 2025, 13:20
M.B
Arbjan Mazniku dhe Blendi Gonxhja
TIRANA- Ministri i Pushtetit Vendor të vendit Arbjan Mazniku, në një deklaratë për mediat, foli ...
Politike
9 Janar 2025, 13:10
M.B
Blendi Gonxhja
TIRANA- Qeveria ka miratuar bonusin e pranverës për të gjithë pensionistët. Ministri i Ekonomisë, Kultur&...