Politike

Akuzohet për shpërdorim detyre/ SPAK kërkon pushim të hetimeve për Pjerin Ndreun, caktohet gjyqtarja e çështjes

Ndreu u kallëzua në SPAK nga Partia Demokratike në Lezhë në vitin 2023 në lidhje me trotuarin në rrugën Lezhë-Shëngjin, në lagjen Xhenjo.

9 Janar 2025, 19:19 Nga r.ll
Akuzohet për shpërdorim detyre/ SPAK kërkon pushim të
pjerin ndreu

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka kërkuar pushimin e hetimeve për kryetarin e bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, i cili akuzohet për shpërdorim detyre. Për shqyrtimin e kësaj dosjeje është caktuar gjyqtarja Etleva Deda. Kjo e fundit do të vendosë nëse do ta kaloj për gjykim, do ia kthej SPAK apo do të pushojë çështjen.

Ndreu u kallëzua në SPAK nga Partia Demokratike në Lezhë në vitin 2023 në lidhje me trotuarin në rrugën Lezhë-Shëngjin, në lagjen Xhenjo.

PD e akuzoi Ndreun për dhënien e këtij tenderi në kohë fushate. Kryebashkiaku u thirr nga SPAK në korrik të vitit të kaluar, ku pas daljes nga Prokuroria tha për mediat se ka dhënë shpjegime në cilësinë e personit nën hetim për akuzën “shpërdorim detyre”.

pjerin ndreu spak gjkko

Sondazh

Poll