Politike

"Do kemi më shumë kampionë", Rama: Të shtohen disiplinat sportive në shkolla

Rama më tej gjatë fjalës së tij i bëri thirrje presidentit të Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), Fidel Yllit dhe Ministrisë së Arsimit, të shtojnë disiplinat sportive në shkolla.

9 Janar 2025, 19:30 Nga N.F
"Do kemi më shumë kampionë", Rama: Të shtohen
Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama nga mbrëmja ceremoniale për sportistët shqiptarë në arenën ndërkombëtare për vitin 2024, ‘Yjet e Sportit’, ka premtuar se qeveria do të vijojë me mbështetjen kushtuar sportit. Rama më tej gjatë fjalës së tij i bëri thirrje presidentit të Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), Fidel Yllit dhe Ministrisë së Arsimit, të shtojnë disiplinat sportive në shkolla.

Ai theksoi se duhet të këtë në shkolla të gjitha disiplinat e sportit që nga shahu, mundja e peshëngritja. Rama tha se do të shtojnë vlerën edukative dhe vlerën e sportit në jetën e të rinjve.

"Dua t’ju siguroj që këtë mbështetje të veçantë që ne i kemi kushtuar sportit, duke sjellë në rritje kontributin financiar, do ta rrisim më tutje. Kam parë bilancet e rezultateve dhe shumë kampionë në mosha më të reja, çka premton për më shumë kampionë në vitet në vijim, që është një hall më vete për buxhetin, sepse kemi marrë përsipër mbështetje për kampionet.

Por të jeni të sigurt që do të qëndrojmë me dinjitet në këmbë dhe do ti përgjigjemi të gjithë angazhimeve të marra. Ndërkohë do ti bëja thirrje Fidel Yllit që në bashkëpunim me ministrinë e Arsimit të shtojë disiplinat në shkolla.

Nuk kanë kosto të mëdha, nuk janë po aq kërkuese, por janë të dosidoshme. Të kemi sa më parë në shkolla, shahun, mundjen, peshëngritjen, të gjitha disiplinat. Do të shtojnë vlerën edukative dhe vlerën e sportit në jetën e të rinjve. Do ta mbështesim KOKSH me të gjitha forcat tona," tha Rama.

rama

Sondazh

Poll