Politike

"Do të jetë një Shtëpi e Bardhë ndryshe", Bolton: Kosova dhe rajoni duhet ta shohë si mundësi të re administratën Trump! Do të ndihmojë në gjetjen e zgjidhjeve

Ish-këshilltari shtoi se liderët e rajonit duket ta konsiderojnë si një mundësi të dytë, një qaje të re të Washingtonit ardhjen e Trump në pushtet.

9 Janar 2025, 18:23 Nga N.F

"Do të jetë një Shtëpi e Bardhë ndryshe",

John Bolton

KOSOVË- Ish-këshilltari për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë gjatë Administratës Trump, John Bolton është shprehur se Kosova dhe rajoni duhet ta shohin me optimizëm një administratë të re amerikane që do të drejtohet nga Donald Trump dhe si një mundësi për të zgjidhur problemet nga këndvështrime të ndryshme.

Bolton në një intervistë për Gazetën "Express" u shpreh se do të jetë krejtësisht një Shtëpi e Bardhë ndryshe dhe një Departamentit i Shtetit me njerëz të rinj e qasje të reja. Sipas tij nëse mandati i dytë i Trump-it do të jetë si ai i parë, nëse ai përballet me diçka që ka bërë administrata Biden, reagimi i tij i menjëhershëm do të jetë të bëjë të kundërtën.

"Kështu që do të shohim nëse do të ndjekë këtë model. Por mendoj se për shkak të ndryshimit të qasjes që Trump ka për shumë çështje, ndonjëherë saktë, ndonjëherë gabim, mendoj se qeveria e Kosovës duhet ta shohë këtë si një mundësi të re. Do të jetë një Departament i Shtetit i ndryshëm. Do të jetë një Shtëpi e Bardhë e ndryshme sepse për shkak të natyrës së sistemit tonë politik, kur ka një ndryshim të partisë që kontrollon Shtëpinë e Bardhë, shpesh politikat ndryshojnë ndjeshëm, ndryshe nga shumë sisteme parlamentare ku mund të ndryshojë qeverisja, por politika thelbësore nuk ndryshon kaq shumë”, ka thënë Bolton.

Ish-këshilltari shtoi se liderët e rajonit duket ta konsiderojnë si një mundësi të dytë, një qaje të re të Washingtonit ardhjen e Trump në pushtet. Ai shtoi se kjo qasje e re mund të shohë disa probleme nga një këndvështrim tjetër, dhe ndoshta kjo do të ndihmojë në gjetjen e zgjidhjeve. 


“Kështu që mendoj se të gjithë liderët në rajon që shqetësohen për vazhdimin e pasigurisë duhet të thonë: ja, kjo është një mundësi, ka qasje të re në Washington dhe mund të shohim disa probleme nga një këndvështrim tjetër, dhe ndoshta kjo do të ndihmojë në gjetjen e zgjidhjeve. Mendoj se duhet të jeni optimist për mundësitë”, ka shtuar ai.

trump kosova john bolton

Sondazh

Poll