Politike

Regjistrimi i diasporës në zgjedhje/ Rama rikthen turin me emigrantët shqiptarë, drejtuesit politikë do ti dërgojë në Greqi dhe Itali

Ky vendim mësohet se është marrë sot në mbledhjen që Rama mbajti në selinë rozë me drejtuesit politikë.

9 Janar 2025, 17:24 Nga N.F
Regjistrimi i diasporës në zgjedhje/ Rama rikthen turin me
Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vendosur të dërgojë në shtetet ku ka një prezencë të lartë të shqiptarëve, disa prej drejtueseve politikë të qarqeve. Ky vendim i Ramës vjen 3 ditë para se zyrtarisht të nisë regjistrimi i emigrantëve për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Ky vendim mësohet se është marrë sot në mbledhjen që Rama mbajti në selinë rozë me drejtuesit politikë. Gjatë këtij takimi është bërë me dije se së shpejti do të rifillojë turin e diasporës në Greqi dhe Itali, aty nga ku pritet të jetë edhe numri më i lartë i pjesëmarrësve në zgjedhje.

Drejtuesi politik i Vlorës, Bledi Çuçi së bashku me kryetarin e bashkisë Ermal Dredha pritet të nisen së shpejti në Athinë, së bashku me drejtuesen politike të Gjirokastrës, Mirela Kumbaro dhe kryetarin e bashkisë, Flamur Golemi. Takimeve me diasporën pritet t’i rikthehet edhe kryeministri Rama.

rama

Sondazh

Poll