VIDEO/ Doli nga SPAK pas 4 orësh marrje në pyetje, Elman Abule kyç gojën para gazetarëve
TIRANË- Biznesmeni Elman Abule në daljen e tij nga ambientet e SPAK është ndalur nga gazetarët teksa nuk ka pranuar të flasë...
Bëhet me dije se në mbledhjen e sotme të këshillit të ministrave, u miratuan ndryshimet në ligjin 133/2015 për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të ish pronave
TIRANA-Qeveria ka zgjatur afatin për shqyrtimin, vlerësimin e kompensimin e pronave të ish pronarëve. Bëhet me dije se në mbledhjen e sotme të këshillit të ministrave, u miratuan ndryshimet në ligjin 133/2015 për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të ish pronave.
Ministri i drejtësisë Ulsi Manaja tha sot se afati i shqyrtimit dhe vlerësimit të dosjeve të patrajtuara në Agjencinë e Trajtimit të Pronave shtyhet deri në dhjetor 2027. Ndërkohë afati i kompensimit në vlerë të ish-pronarëve do të shtyhet deri në dhjetor 2028.
"Sa i takon shqyrtimit dhe vlerësimit të dosjeve të patrajtuara në Agjencinë e Trajtimit të Pronave, afati sipas ligjit mbaronte në dhjetor 2024, por ne kemi vendosur që të ndryshojmë Ligjin 133 të vitit 2015, duke e çuar afatin e vlerësimit dhe shqyrtimit të dosjeve të patrajtuara nga ATP deri në dhjetor të vitit 2027.
Janë dy ndryshime shumë të rëndësishme sepse, e para, i jep mundësinë ATP-së që të shprehet për mundësinë e trajtimit të 7110 dosjeve të patrajtuara të ish-pronarëve dhe deri në fund të 2028-ës një numër i konsiderueshëm i ish-pronarëve të kompensohen edhe në vlerë financiare”, tha Manja.
TIRANË- Biznesmeni Elman Abule në daljen e tij nga ambientet e SPAK është ndalur nga gazetarët teksa nuk ka pranuar të flasë...
Elman Abule TIRANA- Biznesmeni Elman Abule është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme teka ka dalë n...
Arbjan Mazniku dhe Blendi Gonxhja TIRANA- Ministri i Pushtetit Vendor të vendit Arbjan Mazniku, në një deklaratë për mediat, foli ...
Blendi Gonxhja TIRANA- Qeveria ka miratuar bonusin e pranverës për të gjithë pensionistët. Ministri i Ekonomisë, Kultur&...
Sali Berisha FIER- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka udhëtuar ditën e sotme drejt Fierit. Shkak për këtë vi...
Kampet e emigranteve ITALI- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka theksuar se qeveria e saj është e gatshme për të vazhdua...
Foto ilustruese TIRANA- Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka njoftuar mbledhjen e grupit ditën e nesërme në orë...
Ilir Beqaj TIRANË- Seanca për dosjen e “Sterilizimit” është shtyrë për më 23 janar. Në seancë...
Blendi Gonxhja TIRANA- Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ishte sot i pranishëm në prezantimin e prog...
Edi Rama TIRANA- “Urat e reja për Shqipërinë 2030”, programi i zhvillimit që synon transformimin e infrastrukturë...