Politike

Vizitoi Salianjin në burg, Berisha: Po vuan dënimin për shërbimin e madh dhe të çmuar që i bëri Shqipërisë

Berisha tha se çështja e Salianjit është tashmë ndërkombëtare dhe se Shqipëria është vend i të burgosurve politikë.

9 Janar 2025, 14:48 Nga M.B
Vizitoi Salianjin në burg, Berisha: Po vuan dënimin për
Sali Berisha

FIER- Kreu i PD-së Sali Berisha ka vizituar këtë të enjte në burgun e Fierit ish-deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianjin. Berisha tha se çështja e Salianjit është tashmë ndërkombëtare dhe se Shqipëria është vend i të burgosurve politikë. Ai shtoi se me Salianjin diskutoi vazhdimin e betejës së PD, ndërsa tha se ai ndodhet në burg vetëm e vetëm se i shërbeu Shqipërisë. 

Berisha tha se Salianji bëri publike regjistrimin e një gazetari guximtar ku faktoi se Agron Xhafa njeri me 3 emra drejtonte trafiqet nga gjiri i Vlorës drejt Italisë. Kryedemokrati shtoi se Agron Xhafa kishte 2 vëllezër një vëlla nga gjaku Fatmir Xhafën dhe Olsi Ramën vëlla nga morali.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Erdha këtu dhe takova deputetin e Kuvendit të Shqipërisë që dergjet, vuan dënimin vetëm e vetëm se i shërbeu vendit ju shërbeu qytetarëve të tij dhe se bëri detyrën e tij duke denoncuar në atë kohë klanin më të rrezikshëm të trafiqeve në Shqipëri.

Salianji siç dihet bëri publike regjistrimin e një gazetari guximtar ku faktoi se Agron Xhafa njeri me 3 emra drejtonte trafiqet nga gjiri i Vlorës drejt Italisë. Agron Xhafa kishte 2 vëllezër një vëlla nga gjaku Fatmir Xhafën dhe Olsi Ramën vëlla nga morali.

Kjo është e vërteta dhe meqënë se Salianji goditi me një të rënë 2 klanet mafioze, klani Rama dhe klani Xhafa u vërsulën kundër tij me mjetet e mafies. Ai vuan dënimin për shërbimin e madh dhe të çmuar që i bëri Shqipërisë.

sali berisha

Sondazh

Poll