Politike

Qeveria miraton bonusin e pranverës për pensionistët, Gonxhja: Ja si do të shpërndahet

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri me dije se 10 mije lekë do të marrin ata që marrin më pak se 20 mijë lekë pension në muaj dhe 5 mijë lekë ata që kanë pension më shumë se 20 mijë lekë në muaj.

9 Janar 2025, 13:10 Nga M.B
Qeveria miraton bonusin e pranverës për pensionistët, Gonxhja: Ja
Blendi Gonxhja

TIRANA- Qeveria ka miratuar bonusin e pranverës për të gjithë pensionistët. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri me dije se 10 mije lekë do të marrin ata që marrin më pak se 20 mijë lekë pension në muaj dhe 5 mijë lekë ata që kanë pension më shumë se 20 mijë lekë në muaj. Gjithashtu mësohet se bonusin prej 10 mijë lekësh e marrin 524 mijë pensionistë.

"Miratuam bunusin e pranverës për pensionistët e Shqipërisë. Ky bonus do shpërndahet 10 mijë lekë për ata që marrin pension më të ulët se 20 mijë lekë në muaj dhe 50  mijë lekë do marrin pensionistë që marrin mbi 20 mijë lek pension në muaj", tha Gonxhja.

bonusi i pensioneve

Sondazh

Poll