Politike

Me dhuratë me vete/ Sali Berisha në burgun e Fierit, viziton ish-deputetin demokrat Ervin Salianji

Berisha me vete gjatë momentin të vizitës kishte në dorë një pako dhuratë për Salianjin. 

9 Janar 2025, 13:05 Nga I.A
Me dhuratë me vete/ Sali Berisha në burgun e Fierit, viziton
Sali Berisha

FIER- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka udhëtuar ditën e sotme drejt Fierit. Shkak për këtë vizitë është bërë një takim që Berisha do të bëj me ish-deputetin demokrat Ervin Salianji. Berisha me vete gjatë momentin të vizitës kishte në dorë një pako dhuratë për Salianjin. Ndërkohë që paralajmëroi pas vizitës së do të mbaj një deklaratë për mediat. 

 

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi më 26 shtator 2024 vendimin për dënimin me 1 vit burg për deputetin demokrat Ervin Salianji. Salianji është dënuar së bashku me Albert Veliun, që pritet të vuaj dënimin me 10 muaj burg si dhe gazetarin Jetmir Olldashi me 100 orë punë komunitare. Apeli ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë. Shkalla e parë vendosi që Salianji të dënohet për kallëzim të rrëmë, në lidhje me një denoncim që ka bërë për vëllanë e ish-Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agron Xhafa. Në audio-përgjimin që publikoi Salianji, thuhej se Agron Xhafa ishte pjesë e një rrjeti kriminal të trafikut të lëndëve narkotike.

sali berisha

Sondazh

Poll