Politike

Zgjedhjet e 11 majit 2025/ Bardhi mbledh nesër grupin, Berisha krerët në qarqe. Çfarë do të ndodhë me “Primaret”

Mësohet se në fokus të takimit do të jetë vota e diasporës ku do t’i kërkohet drejtuesve të punojnë më shumë në këtë drejtim.

9 Janar 2025, 11:47 Nga M.B
Zgjedhjet e 11 majit 2025/ Bardhi mbledh nesër grupin, Berisha krerët
Foto ilustruese

TIRANA- Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka njoftuar mbledhjen e grupit ditën e nesërme në orën 14:00. Mësohet se në fokus të takimit do të jetë vota e diasporës ku do t’i kërkohet drejtuesve të punojnë më shumë në këtë drejtim.

Ndërkohë gazetari Osman Stafa raporton se në orën 17:00, kreu i PD-së Sali Berisha do të zhvillojë një takim me krerët e degëve në selinë blu për terrenin e punës, ku pritet të marrë rrugë edhe çështja e primareve që është parashikuar edhe në Statutin e PD.

Nga ana tjetër flitet se disa nga funksionarët e PD janë kundër procesit, pasi deklarojnë se ai nxit përçarje dhe apelojnë për një zgjidhje tjetër. Ata sjellin shembull Bashkinë Tropojë ku si pasojë e përçarjeve nga Primaret, nuk u fitua kjo bashki nga PD.

 

 

partia demokratike

Sondazh

Poll