Politike

Ilir Beqaj kërkoi përjashtimin e gjyqtares, shtyhet më 23 janar seanca paraprake për ‘Sterilizimin’

Seanca u shty për shkak të shqyrtimit të kërkesës për përjashtimin e Davidhit, kërkesë që do të shqyrtohet nga një gjyqtar tjetër.

9 Janar 2025, 11:53 Nga I.A
Ilir Beqaj kërkoi përjashtimin e gjyqtares, shtyhet më 23 janar
Ilir Beqaj

TIRANË- Seanca për dosjen e “Sterilizimit” është shtyrë për më 23 janar. Në seancën e sotme mbrojtja kërkoi përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi, me argumentin se ajo nuk ka vendosur në dispozicion të saj vendimin e arsyetuar të ndryshimit të akuzës dhe nuk ka treguar ku janë faktet e vjedhjes apo të grupit të strukturuar kriminal.

Gjykatësja Davidhi ka theksuar se nuk është e detyruar ta bëjë të ditur këtë informacion në këtë fazë të procesit. Seanca u shty për shkak të shqyrtimit të kërkesës për përjashtimin e Davidhit, kërkesë që do të shqyrtohet nga një gjyqtar tjetër.

Ish-ministri Ilir Beqaj akuzohet për veprimet ose mosveprimet që kanë të bëjnë me miratimin dhe nënshkrimin e një kontrate koncensionare për sterilizimin, duke i miratuar ato në kundërshtim me rregullat dhe aktet ligjore e nënligjore të zbatueshme për koncesionet. Dosja e sterilizimit ndodhet ende në fazën paraprake, ndërkohë që së fundmi akuza ndaj Beqajt u ndryshua nga “Shpërdorim detyre” në “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal”.

ilir beqaj flojera davidhi

Sondazh

Poll