Politike

"E prodhojmë vetë energjinë?" Rama i përgjigjet komentuesit në Facebook: Legjendë mediatike! Ulja me 10.5 % e çmimit të energjisë është historike

Në përgjigje të tij, Rama e ka konsideruar këtë një legjendë mediatike dhe që s'ka lidhje me realitetin.

9 Janar 2025, 09:52 Nga ZH.LL
"E prodhojmë vetë energjinë?" Rama i përgjigjet
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka theksuar se Shqipëria synon të arrijë pavarësinë energjitike deri në vitin 2025. Në episodin e dytë në Facebook të 'Sy më sy', Rama i është përgjigjur një komentuesi, i cili ka shprehur shqetësimin në lidhje me çmimin e energjisë në krahasim me pagat e ulëta.

'E prodhojmë vetë energjinë o Ed, duhet me e ul më tepër, kemi çmimet e Europës dhe rrogat e Afrikës', shkruante një komentues në facebook të Ramës.

Në përgjigje të tij, Rama e ka konsideruar këtë një legjendë mediatike dhe që s'ka lidhje me realitetin. Kryeministri ka sqaruar se 70% të energjisë së nevojshme në vitet me kushte hidrikë të favorshme dhe 65% në vitet e thata.

‘Kjo është një legjendë mediatike pa asnjë lidhje me realitetin. Shqipëria prodhon 70% të nevojave të veta në një vit të mirë hidrik dhe vetëm 65 % në një vit të thatë. Do e prodhojmë vetë energjinë për të gjitha nevojat tona, brenda vitit 2030. Kur do kemi fituar sovranitetin energjitik me realizimin e investimeve me prodhimin nga dielli por edhe nga era që po vazhdojnë me dy nivelet e pompimit të ujit në Kaskadën e Drinit, ku po punojmë me partnerët tanë norvegjez.’

Më tej, Rama ka theksuar se uljae energjisë më 10.5 % të çmimit është historike, duke shtuar se kjo është e para ulje në 35 vjet dhe e vetmja në këtë pjesë të botës pas krizës së luftës në Ukrainë. Kreu i qeverisë shprehet se e gjitha kjo është fryt i një arritje historike në transformimin rrënjësor të sektorit dekadën e fundit.

Ndër të tjera, Rama theksoi se Shqipëria është e para në rajon për vetëprodhim të energjisë diellore nga familjarët dhe bizneset falë mbështetjes së qeverisë me 196 Megavat. Madje sipas Ramës, Shqipëria ka tejkaluar edhe vende të tjera të Ballkanit si, Serbia në vendin e dyte, duke vijuar më pas me Kosova, Mali i Zi dhe RMV. Rama e mbyll komentin e tij, duke thënë se Shqipëria është në rrugën e duhur.

'Ulja me 10.5 % të çmimit të energjisë është historike, për faktin se është e para ulje në 35 vjet dhe e vetmja ulje në këtë pjesë të botës pas krizës së luftës në Ukrainë. Është fryt i një arritje historike në transformimin rrënjësor të sektorit dekadën e fundit. Jo pra nuk është aq po është 10.5% ulje dhe çmimi më i ulët i energjisë dhe jam krenar që e arritëm kur mendoj se e nisëm nga buza e humnerës. Ne nuk e prodhojmë vetë për nevojat tona energjinë. Kjo është një legjendë mediatike siç e shpjegova pak më parë. Sot 10% të prodhimi të energjie e kemi nga dielli dhe brenda 2030 do arrijë në 30%. Jemi të parët në rajon për vetëprodhim të energjisë diellore nga familjarët dhe bizneset falë mbështetjes së qeverisë me 196 Megavat, Serbia e dyta me 51 megavat dhe pastaj Kosova, Mali i Zi e RMV me 14-18 megavat. Shqipëria po bëhet dhe nuk duhet të duash qeverinë për ta pranuar këtë.’

edi rama energjia elektrike facebook

Sondazh

Poll